MESHA E SHËN JOAN GOJARTIT

(Noli, 1941)


Dhjaku del nga Alltari, qendrón nga ana e djathtë e Derës së Bukur përpara Korës së Krishtit, falet tri herë, dhe thotë:

DHJAKU: Bekó, o Atë.

Prifti falet tri herë, puth Ungjillin dhe Alltarin, e ngre Ungjillin, dhe bën shenjën e Kryqit mi Antimensin, dyke thënë:

PRIFTI: E bekuar është Mbretëria e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

Pastáj thuhet Litania e Madhe:

DHJAKU: Më paqe le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për paqen që lártazi dhe për shpëtimin e shpírteve tona, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për paqen e tërë botës, për mirëvajtjen e Kíshëve të shenjta të Perëndisë dhe për bashkimin e të gjíthave, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për këtë Kishë të shenjtë dhe për atá, që hyjnë këtú me besë, devotesë dhe frikë Perëndie, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për Kryepeshkopin tonë (aksh), për priftërinë dhe dhjakërin' e nderuar me Krishtin, për tërë klerin dhe pópullin, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për Presidentin e Shtéteve të Bashkúara të Amerikës, për ushtërine dhe aniesinë amerikane, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Që të lëftonjë bashkë me të, dhe të përmbysë nënë këmbët e tij çdo armík dhe kundërshtár, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për këtë qytét (a Manastír) të shenjtë, për çdo qytét e për çdo vënt edhe për banorët e tyre me besë, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për butësín' e érëve, për plotësín' e pémëve të dheut edhe për paqësin' e kóhëve, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për lundrëzónjësit, për udhëtónjësit, për të sëmurët, për vúajtësit, për róbërit edhe për shpëtimin e tyre, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, mërie, reziku dhe nevoje, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe rúajna, o Perëndí, me hirin tënt.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Tërëshenjtën, të pacinúarën, të përmibekúarën, të lavdërúarën, Kryezonjën tonë, Hyjlíndësen dhe gjithënjë Virgjëreshën Marí dyke kujtuar me gjithë Shenjtorët, veten tonë dhe njërjatrin dhe tërë jetën tonë Krishtit Perëndí le tja pranojmë.

KORI: Ty, o Zot.

PRIFTI: Se ty të ka hie çdo lavdí, nder e adhurím, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín. Me nërmjetimet e Hyjlíndëses, o Shpëtimtár, shpëtona (4 herë).

Në vënt të kësáj munt të thuhet:

PSALMI 103.

Bekó Zotin, o shpirti im, i bekuar je, o Zot; bekó Zotin, o shpirti im, edhe ti, o zëmra ime, bekó emrin e tij të shenjtë.

Bekó Zotin, o shpirti im, edhe mos i harró gjithë mirëbërjet e tij.

Aý ti fal gjithë paudhësitë; aý ti shërón gjithë sëmundjet.

Aý ta çpërblén jetën nga prishja; aý të kurorëzón me hir edhe mëshirë.

Aý ta gëzón shpirtin me të mira; aý ta përsërít djalërinë si të shqiponjës.

Zoti gjykón, dhe u jep të drejtën gjithë të shtýpurve.

l dëfteu udhët e tija Moisiut, edhe punët e tija të bijve të Israelit.

Zoti ësht i dhëmpshur dhe i hírshim, zëmërgjerë dhe mëshirëplót; nukë zëmërohet përherë, as mban mërí për jetë.

Nukë na përdori pas paudhësive tona, as na çpagój pas mëkátave tona.

Se sa lart është qelli prej dheut, aqë i math është përdëllimi i tij për atá, që i kanë frikë.

Sa lark është lindja nga perëndimi, aqë i largój prej nesh paudhësitë tona.

Sikundër i dhëmbet atit për djemat, ashtú i dhëmbet edhe Zotit për atá, që i kanë frikë.

Se aý na i di dobësitë, dhe mban mënt se jemi pluhër.

Ditët e njeriut janë posi bári, posi lulja e fushës kështú lulëzón.

Se fryn era mi atë, dhe shkon, edhe nukë dihet se ku e ka patur vëndin.

Po përdëllimi i Zotit është jetë pas jeté për atá, që i kanë frikë.

Dhe drejtësí’ e tij mi bijt’ e të bijve dhe mi atá, që rúajnë dhjatën e tij, dhe kujdesen ti zbatojnë porrosít' e tij.

Zoti e vëndosi fronin në qell, dhe mbretërí' e tij zotërón mi të gjithë.

Bekoni Zotin, ju Ëngjëjt' e tij, të fortë për çudí, që bëni porrosít' e tij, që dëgjoni zërin e fjálëve të tij.

Bekoni Zotin, ju gjithë ushtërít' e tij, ju meshëtarët e tij, që bëni dëshirën e tij.

Bekoni Zotin, ju gjithë veprat e tij, në të gjitha viset e zotërimit të tij; bekó Zotin, o shpirti im.

Lavdí Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt.

Taní e përherë dhe në jetët e jétëve. Amin.

Në këtë mes, Prifti thotë me zë të unjur Uratën e Antifonit të Parë:

PRIFTI: O Zot, o Perëndia ynë, shtjer syrin mi né dhe mi këtë Kishë të shenjtë, dhe dërgona mëshirat e tua të pásura.

Pas kësáj Dhjaku shkon përpara Korës së Shën Marisë, dhe thotë Litaninë e Vogël:

DHJAKU: Përsërí dhe përsërí, më paqe le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe rúajna, o Perëndí, me hirin tënt.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Tërëshenjtën, të pacinúarën, të përmibekúarën, të lavdërúarën, Kryezonjën tonë, Hyjlíndësen dhe gjithënjë Virgjëreshën Marí dyke kujtuar me gjithë Shenjtorët, vetën tonë dhe njërjatrin dhe tërë jetën tonë Krishtit Perëndí le tja pranojmë.

KORI: Ty, o Zot.

PRIFTI : Se jotja është lartmadhësia, dhe jotja është Mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín. Shpëtona, o i Bir i Perëndisë, që u-ngjalle së vdékurësh, né që të këndojmë Alilluja.

Lavdí Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt. Taní e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín.

O i Bir i vetëm dhe Fjal’ e Perëndisë, që je i pavdekur; dhe dignove për shpëtimin tonë të mishërohesh prej Hyjlíndëses së shenjtë dhe gjithënjë Virgjëreshës Marí, dhe u-bëre njerí pa ndryshuar; që u-kryqësove për né, o Krisht Perëndí, edhe shkele vdekjen me vdekje; që je një prej Trinisë shenjtë, dhe lavdërohesh me Atin e me Shpirtin Shenjt, shpëtona.

Në vënt të kësáj munt të thuhet:

PSALMI 146.

Lavdëró Zotin, o shpirti im; do ta lavdërónj Zotin sa të rronj, do ta këndónj Perëndinë sa të jem.

Mos u kini besím krérëve as birit të njeriut, prej të cilit nukë ka ndihmë.

Se fryma e tij fluturón, edhe kthehet prapë në dhé.

Brënda në një ditë humbasin gjithë ëndërrat e tij.

Lum aý, që ka ndihmën e Perëndisë së Jakobit, aý, që ka shpresë më Zotin, Perëndín’ e tij.

Se aý e beri qellin e dhene, detin dhe ató, qe ka perbrenda.

Se aý e mpron të vërtetën përherë; së aý u jep të drejtën të shtýpurve; se aý u jep bukë të urëtúarve.

Se Zoti u jep lirinë róbërve; Zoti ua çel sytë të vérbërve, Zoti i ngre të përúnjurit; Zoti i dó të drejtët; Zoti i ruan te húajtë.

Zoti i ngushëllón jetimët edhe të vejat, edhe i përmbýs të paudhët.

Zoti mbretërón për jetë, Perëndia i Sionës, bres pas brezi.

Lavdí e Taní: O i Bir i vetëm.

Ne këtë mes, Prifti thotë me zë të unjur Uratën e Antifonit të Dytë :

PRIFTI: O Zot, o Perëndia ynë, shpëtoje pópullin tënt, edhe bekoje trashëgimin tënt; rúaje plotësín’ e Kishës sate; shenjtëroji atá, që dëshërojnë bukurín’ e Shenjtërores sate; lavdëroji me fuqinë tënde të perëndishme; dhe mos na neverít né, që shpresojmë mi ty.

Pas kësáj Dhjaku kthehet prapë përpara Korës së Krishtit, edhe thotë përserí Litaninë e Vogël :

DHJAKU: Përsërí dhe përsërí, më paqe le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot

DHJAKU: Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe rúajna, o Perëndí, me hirin tënt.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Tërëshenjtën, të pacinúarën, të përmibekúarën, të lavdërúarën, Kryezonjën tonë, Hyjlíndësen dhe gjithënjë Virgjëreshën Marí dyke kujtuar me gjithë Shenjtorët, veten tonë dhe njërjatrin dhe tërë jetën tonë Krishtit Përëndí le tja pranojmë.

KORI: Ty, o Zot.

PRIFTI: Se ti je Perëndí mëshirëplót e njeridashës, dhe ty të dërgojmë lavdí, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

Pastáj këndohen Përlëshoret ose Lumërimet:

Në Mbretërinë tënde kujtona, o Zot, kur të vish në Mbretërinë tënde.

Lum të várfërit nga mëndja, se e atyre është Mbretërí e qejve.

Lum atá, që vajtojnë, se atá do të ngushëllohen.

Lum të butët, se atá do ta trashëgojnë dhenë.

Lum atá, që kanë urí dhe etje për drejtësí, se atá do të nginjen.

Lum zëmërdhëmpshurit, se atá do të mëshirohen.

Lum të paqmët nga zëmra, se atá do ta shohin Perëndinë.

Lum paqebërësit, se atá do të quhen bij të Perëndisë.

Lum atá, që ndiqen për drejtësí, se e atyre është Mbrëtërí’ e qejve.

Lum ju, kur ju shajnë, dhe ju ndjekin, dhe thonë çdo fjalë të keqe kundër jush dhe gënjeshtra kundër meje.

Gëzóhuni dhe ngazëllóhuni, se roga juaj do të jetë e madhe në qell.

Lavdí Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt.

Taní e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín.

Ne këtë mes, Prifti thotë Uratën e Antifonit të Tretë:

PRIFTI: Ti, që u-zotove të na i mbarósh kërkesat, kur mblídhemi dy a tre veta më emrin tënt, ti edhe taní plotësoji lypjet e shërbëtórëve të tu, dhe falna kupëtimin e së vërtetës sate në këtë botë dhe jetën e ameshuar në botën e pritme.

Pas kësáj bëhet Hyrja e Vogël me Ungjillin kështú: Prifti ia jep Ungjillin Dhjakut, pastáj dalin nga dera e veriut që të dy, Dhjaku përpara dhe Prifti pas, qëndrojnë përpara Derës së Bukur, dhe Prifti thotë me zë të unjur Uratën e Hyrjes :

PRIFTI: O Kryezót, o Perëndia ynë, dërgoji Ëngjëjt e tu nga qelli në këtë hyrje, që të meshojmë tok, edhe ta lavdërojme së bashku mirësinë tënde. Se ty të ka hie çdo lavdí, nder e adhurím, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín.

Pastáj Dhjaku, dyke mbajtur Orarin me tre gíshtërinjte e dorës së djathtë, thotë me zë të unjur: "Bekó, o Atë, hyrjen e shenjtë." Prifti e bekón, dhe thotë: "E bekuar është hyrja e Shenjtërores sate, gjithënjë, taní e përherë dhe në jetët e jétëve." Dhjaku thotë: "Amín." Pastáj ia jep Priftit Ungjillin që ta përshëndoshë, dhe shkon përpara Priftit, edhe thotë me zë të lartë:

DHJAKU: Urtësí, o të drejtë.

Prifti dhe Dhjaku hyjnë brënda në Shenjtëroren, dhe Dhjaku temjanís Alltarin.

KORI: Ejani ti fálemi dhe ti përgjúnjemi Zotit Krisht. Shpëtona, o i Bir i Perëndisë, që u-ngjalle së vdékurësh, né që të këndojmë Alilluja.

Pastáj thuhen Përlëshoret e dites, të Shenjtit të Kishës edhe Shkurtorja, që pasón, me Tingëllin IV, në mos pastë Shkurtore tjatër të ditës:

O mburónj' e patronditur e të Krishtérëve, nërmjetare e palodhur e besníkëve, vër-u veshin mëkatárëve me dhëmpshërí, se po të thërresim besërísht, o Nën' e Zotit Jesú Krisht, o Marí Virgjëreshë: Ndihna me nërmjetimet, dhe lutjet mëshirëplote, dhe mpro përherë gjith’ atá, që të lusin o Hyjlíndëse.

DHJAKU: Le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

PRIFTI: Se i shenjtë je, o Perëndia ynë, dhe ty të dërgojmë lavdí, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë.

DHJAKU: Dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín. Shenjt Perëndí, Shenjt i fuqishim, Shenjt i pavdekur, mëshirona (3 herë prej Korit dhe 1 herë prej Klerit ne Alltár).

KORI: Lavdí Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín. Shenjt i pavdekur, mëshirona.

DHJAKU: Fuqí.

KORI: Shenjt Perëndí, Shenjt i fuqishim, Shenjt i pavdekur, mëshirona.

Në këtë mes, Prifti me zë të unjur thotë Uratën e Hymnit Trishenjtór:

PRIFTI: O Perëndí, i shenjtë dhe i prëhur nër Shenjtorët, prit-e Hymnin Trishenjtór nga gojët tona mëkatare, dhe vizitona pas mirësisë sate; falna çdo faj të dashur dhe të padashur; shenjtërona shpirtet edhe trupet; edhe vlerësona të të adhurojmë gjithë ditët e jetës sonë; me nërmjetimet e Shën Marisë dhe të gjithë Shenjtórëve.

Pastáj Prifti dhe Dhjaku falen tri herë, dyke thënë Hymnin Trishenjtór. Dhjaku i thotë Priftit: "Urdhëró, o Atë." Prifti thotë: "l bekuar ësht aý, që vjen më emrin e Zotit." Dhe shkojnë që të dy përpara Fronit prapa Alltarit, edhe Dhjaku thotë: "Bekó, o Atë, fronin e larte." Prifti bekon, dhe thotë: "l bekuar ësht ay, qe rri mi fronin e lavdëruar të Mbretërisë qellore midis Kerubímeve, gjithënjé, tani e përherë dhe në jetët e jêtëve." Dhjaku thotë: "Amín" Passi mbarohet Hymni Trishenjtor, Dhjaku del përpara Derës së Bukur, dhe thotë me zë të lartë:

DHJAKU: Le të vëmë re.

Kori këndon Parëvargjet e Tingëllit ose të ditës përpara Apostullit.

DHJAKU: Urtësí.

Pastáj thuhet Apostulli i ditës.

KËNDONJËSI: Këndirni prej Letrës (aksh).

DHJAKU: Le të vëmë re.

Kur këndohet Apostulli, Dhjaku e temjanís Alltarin, dhe passi mbaron së temjanísurí, shkon përpara Priftit, dyke mbajtur Ungjillin me Orarin, dhe thotë me zë të unjur: "Beko, o Ate, lëçítësin e Ungjillit të Shenjtë pas Ungjillorit (aksh)." Prifti e bekon, dhe thotë: "Perëndia, me nërmjetimet e Ungjillorit (aksh), të forcoftë për lëçitjen e Ungjillit të Zotit tonë Jesú Krisht." Pastáj Dhjaku del jashtë për të kënduar Ungjillin, dhe Prifti thotë me zë të unjur Uratën Përpara Ungjillit:

PRIFTI: Ndritna zëmrat, o Kryezót njeridashës, edhe çelna syt' e mëndjes për të kupëtuar lëçitjet e tua ungjillore. Se ti je drita e shpírteve dhe e trúpeve tona, o Krisht, o Perëndi, dhe ty të dërgojmë lavdí, bashkë me Atin e panismë dhe me Shpirtin e tërëshenjtë dhe të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín.

Passi e mbaron Apostullin, Këndonjesi vjen përpara Derës së Bukur, dhe puth dorën e Priftit, i cili e bekon, dhe thotë:

PRIFTI: Paqe mi ty, që ligjëron, dhe mi tërë pópullin.

KORI: Ailluja (3 hèrë).

DHJAKU: Urtësi, o të drejtë. Le ta dëgjojmë Ungjillin e Shenjtë.

PRIFTI: Paqe të gjithëve.

KORI: Dhe me frymën tënde.

DHJAKU: Këndimi prej Ungjillit të shenjtë pas (aksh).

PRIFTI: Le të vëmë re.

KORI: Lavdí më ty, o Zot, lavdí më ty.

Pastáj këndohet Ungjilli i ditës.

PRIFTI: Paqe mi ty, që ungjillëzón, dhe mi tërë pópullin.

KORI: Lavdí më ty, o Zot, lavdí më ty.

Pastáj Dhjaku vjen përpara Derës së Bukur, ia dorëzon Ungjillin Priftit, qëndrón në vëndin e zakontë, dhe thotë Litaninë e Gjerë. Në këté mes, Prifti këndon Uratën e Litanisë së Gjerë:

PRIFTI: O Zot, o Perëndia ynë, prit-e këté Litaní të Gjerë, dhe dërgona bekimet e tua neve dhe popullit, që rri rotull, edhe prêt mëshirën e pasur prej teje.

DHJAKU: Le të thomi të gjithë me tërë shpirtin dhe me tërë mendjen tonë, le të thomi.

KORI: Mëshiró, o Zot (3 hèrë).

DHJAKU: O Zot i tërëfuqishim, Perëndí i Atërve tanë, të lútemi, dëgjo dhe mëshiró.

KORI: Mëshiró, o Zot (3 hèrë).

DHJAKU: Mëshirona, o Perëndí, pas mëshirës sate të madhe, të lútemi, dëgjó dhe mëshiró.

KORI: Mëshiró, o Zot (3 hèrë).

DHJAKU: Lútemi edhe per Kryepeshkopin tonë (aksh), dhe për tërë Vëllazërinë tonë më Krishtin.

KORI: Mëshiró, o Zot (3 hèrë).

DHJAKU: Lútemi edhe për Presidentin e Shtéteve të Bashkúara të Amerikës edhe për ushtërinë dhe aniesinë amerikane.

KORI: Mëshiró, o Zot (3 hèrë).

DHJAKU: Lútemi edhe për themeltarët e lumur të kesáj Kishe së shenjtë, për vëllézërit edhe átërit tanë dhe për gjithë të Krishterët besëmirë, që prehen këtú dhe kudó.

KORI: Mëshiró, o Zot (3 hèrë).

DHJAKU: Lútemi edhe për mëshirën, jetën, paqen, shëndetin, shpëtimin, vështrimin edhe ndjesën e mëkátave të shërbëtórëve të Perëndisë (aksh).

KORI: Mëshiro, o Zot (3 hèrë).

DHJAKU: Lútemi edhe për kujdestarët, famulltarët, përkrahësit, mirëbërësit, punëtorët edhe këndónjësit e kësáj kishe së shenjtë dhe për popullin, që rri rotull, edhe prêt mëshirën e pasur dhe të madhe prej teje.

KORI: Mëshiró, o Zot (3 hèrë).

PRIFTI: Se ti je Perëndí mëshirëplót e njeridashës, dhe ty të dërgojmë lavdí, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

Pastaj Prifti e kryqësón Ungjillin mi Antimensin, dhe e vë mënjanë. Dhjaku thotë Litaninë e Katekuménëve me zë të lartë, dhe Prifti Uratën e Katekuménëve me zë të unjur:

PRIFTI: O Zot, o Perëndia ynë, shtjer syrin mi shërbëtorët e tu katekumenë; vlerësoji të marrin banjën e përlindjes me anën e Pagëzimit për ndjesën e mëkátave; bashkoji me Kishën tënde të Shenjtë, të Përgjíthëshme dhe Apostollore; dhe nëmëroji me grigjën tënde të zgjedhur.

DHJAKU: Lútuni, o katekumenë; o besnikë, për katekumenët.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Që ti mëshironjë Zoti; që ti katekizonjë me fjalën e së vërtetës; që tu zbulonjë Ungjillin e drejtësisë; që ti bashkonjë me Kishën e Shenjtë, të Përgjithëshme dhe Apostollore.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Shpëtojí, mëshiroji, përkrahi dhe rúaji, o Perëndi, me hirin tënt.

KORI: Mëshiro, o Zot.

DHJAKU: Që dhe atá, bashkë me né, ta lavdërojnë emrin tënt madhështór dhe të nderuar, të Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e perherë dhe ne jetët e jétëve.

KORI: Amin.

DHJAKU: Sa jini katekumenë, shkoni; o katekumenë, shkoni; asnjé prej ktekuménëve; sa jini besnikë.

KORI: Mëshiro, o Zot.

Ketu nis Mesha e Besníkëve. Prifti e ndën Antimensin, dhe këndon Uratën e Parë të Besníkëve:

PRIFTI: Të përhirojmë, o Zot, o Perëndí i Forcave ëngjëllore, qe na përmetove të qëndrojmë përpara Alltarit tënt, edhe te lútemi: Prit-i lutjet tona, o Perëndí, dhe vierësona ta mbarojmë Meshën e shenjtë për tërë pópullin tënt; dëgjona, dhe mëshirona me shumicën e mirësisë sate.

DHJAKU: Përsërí dhe përsërí, me paqe le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiro, o Zot.

DHJAKU: Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe rúajna, o Perëndí, me hirin tënt. Urtësí.

KORI: Mëshiro, o Zot.

PRIFTI: Se ty të ka hie çdo lavdí, nder e adhurím, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amin.

Pastáj Prifti thotë Uratën e Dytë të Besníkëve:

PRIFTI: Përsërí dhe shumë hèrë të biem nër kërnbë, dhe të lútemi, o i mirë dhe njeridashës: dëgjona lutjen; paqësona shpirtet edhe trupet; edhe vierësona të kungojmë Misteret e tua të shenjta, dhe të trashëgojmë Mbretërinë qellore.

DHJAKU: Përsërí dhe përsëri, me paqe le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiro, o Zot.

DHJAKU: Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe rúajna, o Perëndi, me hirin tënt.

PRIFTI: Që të mundim, të rúajtur prej fuqisë sate gjithënjé, të të dërgojmë lavdí, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e përherë dhe në jetët e Jetève.

KORI: Amín. Né që korëzojmë mistikërísht Kerubimet, edhe Hymnin Trishenjtór Trinisë jetëbérëse po i këndojmë, le të hedhim tutje çdo kujdés jetësor. Se Mbretin.

Në këté mes, Prifti thotë Uratën e Hymnit Kerubik:

PRIFTI: Asnjé prej atyre, që janë të robëruar prej dëshirave dhe dëfrímeve të trupit, nuk ësht i vyer të shërbenjë përpara teje, o Mbret i lavdisë. Po ti vêtë u-bëre kryeprifti ynë nga njeridashja, dhe ti vêtë na e dorëzove këté Shërbesë meshëtare. Ty, pra, të lutem, shtjer syrin mi mua, shërbëtorin mëkatár; spastroma shpirtin edhe trupin; dhe vlerësomë të qëndronj përpara Tryezës sate, dhe të gatít Kungatën e shenjtë me Trupin edhe Gjakun tënt të çëmuar. Mos e kthe faqen prej meje, po prit-i ketó Dhurata të blatúara prej një mëkatari. Se ti je blatonjësi dhe i blatúari, o Krisht, o Perëndia ynë, dhe ty te dërgojmë lavdí, bashkë me Atin e panismë dhe me Shpirtin e tërëshenjtë dhe të mirë dhe jetëbërës, taní e përherë dhe në jetët e jétëve. Amin.

Pastáj i ngre duartë përpjetë, dhe thotë tri hèrë: "Né që korëzojmë .... " Dhjaku gjithashtú thotë tri hèrë : "Se Mbretin...." Pastáj Prifti temjanis Alltarin, lkonostasin dhe popullin, dyke kënduar Psalmin 51, pastáj prapë Alltarin dhe Klerikët, kur arrin në fjalët: "Ahere do të pëlqésh therore.... " Pastáj Prifti dhe Dhjaku qëndrójnë perpara Tryezës së Shenjtë, falen tri hèrë, dhe puthin Antimensin, kthehen nga populli, dyke unjur kryet, dhe shkojnë përpara Tryezës se Blatës, falen tri hèrë, dhe puthin të Shenjtat kryqthi. Pastáj Dhjaku thote: "Ngrer, o Atë." Prifti merr Mbulesën e madhe, dhe ia vë Dhjakut mi supet, dyke thënë: "Ngrérini duartë me paqe përpara të shénjtave, dhe bekójeni Zotin." Pastáj merr Dhiskun e shenjtë, dhe ia vë Dhjakut mi kokë, dyke thënë: "Hipi Perëndia me brohori, Zoti me buçitje prej trumbete." Prifti vête merr Kupën e Shenjtë, dhe bëhet Hyrja e Madhe kështú: Dalin që të dy nga dera e veriut, Dhjaku përpara dhe Prifti pas, qëndrojnë përpara Derës së Bukur, dhe thonë:

DHJAKU: Të gjithë né na kujtoftë Zoti Perendí në Mbretërin' e tij, gjithënjé, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.



KORI: Amín.

PRIFTI: Kryepeshkopin tonë (aksh) e kujtoftë Zoti Perëndi në Mbretërin’ e tij, gjithënjé, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

PRIFTI: Presidentin e Shtéteve të Bashkúara të Amerikës; ushtërinë dhe aniesinë amerikane; themeltarët, anëtarët, përkráhësit edhe kujdestarët e kësáj Kishe së shenjtë dhe tërë pópullin, që rri rotull; shpirtet e të Krishtérëve besëmirë, që prehen ketú dhe kudó; shpirtet e atyre, që kanë lëftuar, dhe kanë rënë për atdhenë; shpirtet e shërbëtorëve të jetënderuar (aksh); dhe priftërinë tonë e kujtoftë Zoti Perëndí në Mbreterin' e tij gjithënjé, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amin. Se Mbretin e të gjíthave do të presim, që ka pas padukurísht úrdhëret ëngjëllore. Alilluja, alilluja, alilluja.

Ne këté mes, Prifti dhe Dhjaku hyjnë në Shenjtëroren. Pastáj Dhjaku qëndron nga ana e djathtë e Alltarit me Dhiskun mi kokë, dhe i thotë Priftit: "Prifterinë tënde e kujtoftë Zoti Perëndí në Mbretërin' e tij, gjíthënjé, tani e përherë dhe në jetët e jétëve." Prifti thotë: "Dhjakërine tënde e kujtoftë Zoti Perëndí në Mbretërin’ e tij, gjithënjè, tani e përherë dhe në jetët e jétëve" Pastáj Pnftí e vë Kupën nga ana e djathtë e Tryezës dhe Dhiskun nga ana e mëngjër, ua heq Mbulesat e vogla, dhe i vë mënjanë, e merr Mbulesën e madhe prej súpeve të Dhjakut, e temjanis, dhe e vë mi Kupën e mi Dhiskun. Pastáj Dhjaku thotë: "Mirëso, o Atë." Prifti i temjanís, edhe thotë: "Ahere do të bien dema mi Alltarin tënt." Pastáj Prifti ia dorëzon Temjanicën Dhjakut, edhe thotë: "Kujtomë, o vellá dhe shok meshëtar." Dhe Dhjaku thotë: "Priftërinë tënde e kujtoftë Zoti Perëndi në Mbretërín' e tij, gjithënjé, tani e përherë dhe në jetët e jétëve." Pastáj Dhjaku unjet perpara Priftit, dyke mbajtur Orarin me tre gishtërinjtë e dorës së djathtë, dhe thotë: "Lutu per mua, o Atë" Prifti thotë : "Shpirti Shenjt arthtë përmi ty, dhe fuqia e të Lartit të mproftë." Dhjaku thote: "Vêtë Shpirti Shenjt meshoftë me né gjithë ditët e jetés sonë. Kujtomë, o Atë." Prifti thotë: "Të kujtoftë Zoti Perëndi në Mbretërin' e tij, gjithënjé, tani e përherë dhe në jetët, e jétëve." Dhjaku thotë: "Amín." Pastáj puth dorën e Priftit, del nga Tribuna e Shenjtë, qëndron në vendin e zakontë, dhe thotë Litaninë e Gjatë. Prifti këndon Uratën e Blatës:

PRIFTI: O Zot, o Perëndí i tërëfuqishim, vierësona të blatojmë këto therore shpirtërore për mëkatat tona. Prit-i me mirësí, dhe dërgoje hirin e Shpirtit Shenjt mi keto Dhurata dhe mi tërë pópullin tënt.

DHJAKU: Le tja mbarojmë lutjen tonë Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për Dhuratat e çëmúara të parevëna, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për këté Kishë të shenjtë dhe për atá, që hyjnë këtú me besë, devotesë dhe frikë Perëndie, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, mërie, reziku dhe nevoje, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiro, o Zot.

DHJAKU: Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe rúajna, o Perëndi, me hirin tënt.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Ditën të tërë, të mbarë, të shenjtë, të paqme dhe të pamëkatme, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Ëngjëll paqeje, udhëheqës besnik, rúajtës të shpírteve dhe të trúpeve tona, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Ndjesë dhe falje të fájeve dhe të mëkátave tona, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Të mirát e të dobishmet për shpirtet tona dhe paqe per botën, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Që ta shkojmë kohën e mbetur të jetés sonë me paqe dhe me pendím, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Mbarim të Krishterë, paqësor dhe faqebardhë të jetés sonë, dhe mprojtje të mirë përpara Gjykatores së trémpshime të Krishtit, le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Tërëshenjtën, të pacinúarën, të përmibekúarën, të lavderúarën, Kryezonjën tonë, Hyjlíndësen dhe gjithënjé Virgjëreshën Mari dyke kujtuar me gjithë Shenjtorët, veten tone dhe njërijatrin dhe tërë jetën tonë Krishtit Perendí le tja pranojmë.

KORI: Ty, o Zot.

PRIFTI: Me përdëllimet e Birit të vetëm, me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin e tërëshenjtë dhe të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

PRIFTI: Paqe të gjithëve.

KORI: Dhe me frymën tënde.

DHJAKU: Le ta duam njërijatrin, që të rëfejmë me një mëndje.

KORI: Atin e Birin edhe Shpirtin Shenjt,Trinin’ e bashkëqénshime dhe të pandarë.

Prifti dhe Dhjaku falen tri hèrë, dhe puthin Dhuratat e shenjta, dyke thënë: "Do të dua, o Zot, o mprojtja ime. Zotí është shiguria ime, përikja ime dhe shpëtimi im."

Dhjaku puth Orarin atjé, ku është Kryqi, dhe thotë:

DHJAKU: Dyertë, dyertë; me urtësí le të vëmë re.

Prifti e ngre Mbulesën e madhe, dhe e valon të hapur përmi Dhuratat e shenjta, dhe kur thuhen fjalët "Dhe u-ngjit në qell", e palós, dhe e vë mënjanë. Këndónjësi thotë Simbolin e Besës:

KËNDONJËSI: Besonj më një Perendí, Atin e tërëfuqishim, krijetarin e qellit e të dheut e të gjithë të dúkurave dhe të padúkurave. Dhe më nje Zot Jesú Krisht, të vétëmin Bir të Perëndisë, që lindi prej Atit përpara gjithë jétëve. Dritë prej Drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë, që lindi, dhe nuk u-bë, të bashkëqënshim me Atin, me anën e të cilit u-bënë të gjitha. Që për né njérëzit edhe për shpëtimin tonë zbriti prej qellit, edhe u-mishërua prej Shpirtit Shenjt edhe Virgjëreshës Mari, dhe u-bë njerí. Që u-kryqësua për né më kohën e Pontit Pilát, edhe vojti, dhe u-varrós. Dhe u-ngjall më të tretën ditë pas Shrónjave. Dhe u-ngjit në qell, dhe ndenji më të djathtën e Atit, edhe do të vinjë prapë me lavdí të gjykonjë të gjallët e të vdékurit, edhe Mbreterf e tij do mos ketë mbarim. Dhe me Shpirtin Shenjt, Zotin e jetëbérësin, që dërgohet prej Atit, që adhurohet, e lavdërohet me Atin e me Birin, që foli me anën e Profétève. Më një Kishë të Shenjtë, të Përgjithëshme dhe Apostollore. Rëfénj një Pagëzim për ndjesën e mëkátave. Près ngjalljen e të vdékurve dhe jetën e botës që vjen. Amín.

DHJAKU: Le të qendrojmë mirë, le të qëndrojmë me frikë, le të vëmë re për të blatuar me paqe Naforën e shenjtë.

KORI: Mëshirë páqeje, therore lavdërimi.

Dhjaku i erëson Dhuratat e shenjta, dhe Prifti kthehet nga ana e popullit, e bekón, dhe thotë:

PRIFTI: Hiri i Zotit tonë Jesú Krisht, edhe dashuria e Perendisë dhe Atit, edhe shoqëria e Shpirtit Shenjt, qoftë me ju të gjithë.

KORI: Dhe me frymën tënde.

PRIFTI: Le ti ngremë lart zëmrat tona (Ngre dúartë).

KORI: l ngremë për Zotin.

PRIFTI: Le ta përhirojmë Zotin.

KORI: l ka hie, dhe ësht e drejtë ti fálemi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, Trinisë bashkëqénshime dhe së pandarë.

Në këté mes, Prifti thotë këté Uratë me zë të unjur:

PRIFTI: Të ka hie, dhe ësht e drejtë, se ti na bëre nga e paqëna; ti na ngrite prapë, kur u-rëzuam; ti na ngjite në qell; ti na fale Mretërin' e pritme. Për këtó të gjitha të përhirojmë, ty dhe Birin e vetëm edhe Shpirtin Shenjt. Të përhirojmë edhe për këté Meshë, të cilën e prite nga dúartë tona, ndónëse ke mijëra Ëngjëj, Kerubime dhe Serafime, që të rethojnë.

Pastáj Prifti thotë me zë të lartë:

PRIFTI: Hymnin triumfál dyke kënduar, dyke thirrur, dyke grishuar e dyke thënë:

KORI: Shenjt, Shenjt, Shenjt, o Zoti Sabaóth, qelli e dheu është plot prej lavdisë sate, Hosaná ti më të lartat, i bekuar ësht' ay që vjen, me émërin e Zotit, hosaná ti më të lartat.

Në keté mes, Dhjaku e ngre Yllthin, e kryqëson mi Dhiskun, dhe e vë mi Mbulesat.

Prifti këndon me zë të unjur këté Uratë:

PRIFTI: Me këto Forca të lúmura të thërresim, o Kryezót njeridashës: l shenjtë je, se na deshe aqë shumë sa na dërgove Birin e vetëm; i cili ardhi, dhe natën, qe u-tradhëtua, e mori Bukën, e bekój, e theu, dhe ua dha Dishépujve dhe Apostujve të shenjtë, dyke thënë:

Pastáj Dhjaku tregon Dhiskun me Orarin, dhe Prifti thotë me zë të lartë:

PRIFTI: Merrni, hani, ky është trupi im, që thyhet për ju për ndjesën e mëkátave.

KORI: Amín.

Pastáj Dhjaku tregon me Orarin Kupën e shenjtë, dhe Prifti thotë me zë te unjur:

PRIFTI: Gjithashtú e mori edhe Kupën pas Darkës, dyke thënë:

Pastáj Prifti thotë me zë të lartë:

PRIFTI: Pini prej këti të gjithë, ky është Gjaku im i Dhjatës së re, që derdhet për ju dhe për shumë për ndjesën e mëkátave.

KORI: Amín.

Këtu Dhjaku i kryqësón duartë, merr me të djathtën Dhiskun dhe me të méngjërën Kupën, dhe i kryqësón mi Alltarin. Prifti thotë me zë të unjur:

PRIFTI: Pra, dyke kujtuar këté porrosí shpëtimtare dhe të gjitha ato, që janë bërë për né, Kryqin, Varrin, Ngjalljen e tridíçime, Shestjen në qell, Fronin më të djathtë, dhe Ardhjen e dytë dhe të lavdëruar.

Pastáj Prifti thotë me zë të lartë:

PRIFTI: Të tuát nga të tuát ty ti blatojmë pas të gjíthave dhe për të gjitha.

KORI: Të hymnojmë, të bekojmë, ty të përhirojmë, o Zot, dhe të lútemi, o Perëndia ynë.

Pastáj Prifti e unj kokën, dhe thotë me zë të unjur këté Uratë:

PRIFTI: Edhe ta blatojmë këté adhurím të pagjakmë dhe shpirtëror, dhe të lúterni: Dërgoje Shpirtin Shenjt mi né dhe mi këto Dhurata të parëvëna.

Pastáj Prifti dhe Dhjaku falen tri hèrë, dhe Dhjaku, dyke treguar Dhiskun me Orarin, thotë: "Beko, o Atë, Bukën e Shenjtë." Prifti bën shenjën e Kryqit mi Bukën e Shenjtë, dyke thënë: "Dhe bej-e këté Bukë Trup të çëmuar të Krishtit tënt." Dhjaku thotë: "Amín." Pastáj i tregon Kupën e Shenjtë me Orarin, edhe thotë: "Beko, o Atë, Kupën e Shenjtë." Prifti e bekón, dyke thënë: "Dhe bëj-e atë, që është në këté Kupë, Gjak te çëmuar të Krishtit tënt." Dhjaku thotë: "Amín." Pastáj i tregon që të dyja me Orarin, dhe thotë: "Bekoji, o Atë, që të dyja." Prifti i bekón që të dyja, dhe thotë: "Dyke i ndryshuar me anën e Shpirtit Shenjt." Dhjaku thote: "Amín, amin, amin." Prifti dhe Dhjaku bëjnë metani, pastáj Dhjaku unjet përpara Priftit, edhe thotë: "Kujtomë, o Atë, mua mëkatarin." Prifti thotë: "Zoti Perendi të kujtoftë në Mbretërin' e tij, gjithënjé, tani e përherë dhe në jetët e jétëve." Dhjaku thotë: "Amín." Pastáj i erëson Dhuratat me Ventalen, dhe Prifti këndon me zë të unjur Uratén pasonjëse:

PRIFTI: Qe tu japë kungonjësve esëllín’ e shpirtit, ndjesën e mëkátave, shoqërin' e Shpirtit Shenjt, edhe trashëgimin e Mbretërisë qellore.

Pastáj Prifti e temjanís Alltarin përpara, dhe thotë me zë të lartë:

PRIFTI: Veçán tërëshenjtën, të pacinúarën të permibekúarën, të lavderúarën, Kryezonjën tonë, Hyjlíndësen dhe gjithënjë Virgjëreshën Mari.

KORI: Ti me të vërtetë meriton, lavdërime ti o Virgjëreshë: Ti je më e lúmura, dhe më e ndríçimja, ti je Nën' e Zotit Jesú Krisht; ti je e nderuar mi Kerubím, dhe e lavdëruar pa përqasje mi Serafím; ti me të vërtetë linde Fjalë Perëndinë. Pra ty të madhështojmë, Zonjë Hyjlindëse.

Në këté mes, Dhjaku e temjanis Alltarin reth e rotull, edhe këndon Diptikët e të vdékurve. Prifti e bekón Naforën, dyke e kryqësuar mi Alltarin. Pastáj këndon me zë të unjur këté Uratë:

PRIFTI: Kujtó, o Zot, të gjithë atá, që kanë fjetur me shpresën që do të ngjallen për jetën e amëshuar; kujto, o Zot, edhe shërbëtorët e tu (aksh), edhe preh-i atjé, ku shkëlqén drita e fytyrës sate; kujto, o Zot, edhe Kishën e shenjtë, të Përgjíthëshme dhe Apostollore; kujto, o Zot, edhe Peshkopatën Orthodokse Shqipëtare të Amerikës, të gjitha Peshkopatat Orthodokse, dhe tërë Vëllazërinë tonë me Krishtin; kujto, o Zot, edhe Presidentin e Shtéteve të Bashkúara të Amerikës, dhe fal-i qeverím paqësór, që të shkojmë jetën me qetësí, me shpresë dhe me nder.

Pastáj thotë me zë të lartë:

PRIFTI: Me parë kujto, o Zot, Kryepeshkopin tonë (aksh), të cilin fálua Kíshëve të tua të shenjta me paqe, shiguri, nder, shëndét edhe ditë të gjata, që të presë drejtesísht fjalën e së vërtetës sate.

KORI: Dhe të gjithë dhe të gjitha.

DHJAKU: Dhe ato, që ka cilido në mendjen, dhe të gjithë dhe të gjitha.

KORI: Amín.

Këtu Dhjaku këndón Diptikët e të gjállëve. Prifti këndon me zë të unjur Uratën posonjëse:

PRIFTI: Kujto, o Zot, qytetin (a Manastirin), në të cilin banojmë, dhe çdo qytét edhe çdo vënt edhe banorët e tyre me besë. Kujto, o Zot, lundrëzónjësit, udhëtonjësit, të sëmurët, vúajtësit, robërit edhe shpëtimin e tyre. Kujtó, o Zot, lëronjësit edhe pemësjéllësit e Kíshëve të tua të shenjta dhe atá, që kujdesen për të várfërit, edhe dërgona të gjithëve mëshirat e tua.

Pastáj Prifti thotë me zë të lartë:

PRIFTI: Dhe epna, që me një gojë dhe me një zemër ta lavderojmë, dhe ta përhymnojmë emrin tënt madhështór dhe të nderuar, të Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

Pastáj Prifti e bekón popullin, edhe thotë me zë të lartë:

PRIFTI: Dhe do të jenë mëshirat e Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jesú Krisht, me ju të gjithë.

KORI: Dhe me frymën tënde.

Në këté mes, Dhjaku del nga Tribuna, qëndron në vëndin e zakontë, dhe thotë Litaninë e Gjatë. Prifti thotë me zë të unjur këté Uratë:

PRIFTI: Ty ta dorëzojme tërë jetën tonë, dhe prej teje vetëm kemi shpresë, o Kryezót njeridashës, edhe të lútemi: Vlerësona të kungojmë Misteret e tua të shenjta për ndjesën e mëkátave, për shoqërin’ e Shpirtit Shenjt, edhe per trashëgimin e Mbretërisë qellore.

DHJAKU: Të gjithe Shenjtorët dyke kujtuar, përsërí dhe përsëri, me paqe le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Për dhuratat e çëmúara, të blatúara dhe të shenjtërúara, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Që Perëndia ynë njeridashës, që i mirëpriti mi Alltarin e shenjtë si arómë shpirtërore, të na dërgonjë si çpërblím hirin e perëndishmë dhe dhuratën e Shpirtit Shenjt, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Qe të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, mërie, reziku dhe nevoje, le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiró, o Zot.

DHJAKU: Ditën të tërë, të mbarë, të shenjtë, të paqme dhe të pamëkatme, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Ëngjëll páqeje, udhëheqës besnik, rúajtës të shpírteve dhe të trúpeve tona, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Ndjesë dhe falje të fájeve dhe të mëkátave tona, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot

DHJAKU: Të mirát e të dobishmet për shpirtet tona dhe paqe për botën, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Që ta shkojmë kohën e mbetur të jetés sonë me paqe dhe me pendím, Zotit le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Mbarim të krishterë, paqësór dhe faqebardhë të jetés sonë, dhe mprojtje të mirë përpara Gjykatores së trémpshime të Krishtit, le ti lypim.

KORI: Falna, o Zot.

DHJAKU: Bashkimin e fesë dhe shoqërin' e Shpirtit Shenjt dyke lypur, veten tonë dhe njërjatrin dhe tërë jetën tonë Krishtit Perëndi le tja pranojmë.

KORI: Ty, o Zot.

PRIFTI: Dhe vlerësona, o Kryezót, që të kuxojmë të përthërresim ballëhapur dhe faqebardhë ty, Perëndinë dhe Atin qellór, dhe të thomi.

KËNDONJËSI: Ati ynë, që je në qell, u-shenjtëroftë emri yt; arthtë Mbretëria jote; u-bëftë dëshira jote si në qell edhe mi dhe; bukën tonë të përdíçime épnaje neve sot; edhe fálnaji fajet, sikundër edhe né ua falim fajtórëve tanë; edhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

PRIFTI: Se jotja është Mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

PRIFTI: Paqe të gjíthëve.

KORI: Amín.

DHJAKU: Krerët tona Zotit le tja unjim.

KORI: Ty, o Zot.

Pastáj Prifti thotë me zë të unjur këté Uratë:

PRIFTI: Të përhirojmë, o Mbret i padukur, dhe të lútemi: Shtjer syrin prej qellit mi atá, që ta kanë unjur kokën, dhe ujdis-i Dhuratat e parëvëna për të mirën e të gjithëve sipas nevojës, që ka cilido.

Pastáj Prifti thotë me zë të lartë:

PRIFTI: Me hirin dhe përdëllimin dhe njeridashjen e Birit të vetëm, me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin e tërëshenjtë dhe të mirë dhe jetëbëres, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

Pastáj Prifti thotë me zë të unjur këté Uratë:

PRIFTI: Dëgjona, o Zoti Jesú Krisht, o Perëndia ynë, nga froni i lavdëruar i Mbretërisë sate, dhe eja, dhe shenjtërona, dhe vlerësona të kungóhemi vêtë, dhe ta kungojmë tërë pópullin me Trupin dhe me Gjakun tënt të çëmuar.

Ketú Dhjaku e ngjesh Orarin kryqthi, hyn në Shenjtëroren, dhe qëndron nga ana, e djathtë e Priftit, i cili e ngre Bukën e Shenjtë.

DHJAKU: Le të vëmë re.

PRIFTI: Të Shenjtat Të Shénjtëve.

KORI: Një është Shenjt, një është Zot, Jesú Krishti, për lavdí të Perëndisë Atit. Amín.

Pastáj këndohet Kungatorja:

Lavdërojeni Zotin prej qejve, lavdërojeni më të lartat.

Ne vënt të kësáj këndohet Kungatorja e veçantë e ditës. Në këté mes, Dhjaku, dyke treguar me Orarin, thotë: "Copëto, o Atë, Bukën e Shenjtë." Prifti e copëton me katër pjesa, dyke thënë: "Copëtohet, e pjesëtohet Qengjí i Perëndisë, i cili copëtohet, po nukë përçahet, i cili hahet gjithënjé, po nukë mbarohet kurrë, dhe i cili i shenjtërón ata, që e hanë." Prifti i regullon të katër pjesët e Bukës së shenjtë kryqthi:

JS - MU, NT- KS

Dhjaku, dyke treguar Kupën me Orarin, thotë: "Mbush, o Atë, Kupën e Shenjtë." Prifti merr pjesën e Bukës, të markuar me letrat JS, edhe e heth brënda në Kupën, dyke thënë: "Mbushet Kupa me besën e me Shpirtin Shenjt." Dhjaku thotë: "Amín". Pastáj sjell ujën e nxehtë, dhe i thotë Priftit: "Beko, o Atë, ujën e nxehtë." Prifti e bekón, dyke thënë: "E bekuar është nxehtësia e Shenjtórëve të tu, gjithënjé, tani e përherë dhe në jetët e jétëve" Dhjaku thotë: "Amín." Pastáj e shtie ujën e nxehtë brënda në Kupën, dhe Prifti thotë: "Nxehtësí e besës, plot me Shpirtin Shenjt." Dhjaku thotë: "Amín." Prifti këndon Uratën Përpara Kungatës:


PRIFTI: Besónj, edhe rëfénj, o Zot, se ti je me të vërtetë Krishti, i Bir i Perëndisë, që ardhe në këté botë për të shpëtuar mëkatarët, nga të cilët unë jam i pari. Edhe besonj se ky është me të vërtetë Trupi yt i kulluar, dhe ky është Gjaku yt i çëmuar. Të lutem, pra, kij mëshirë për mua, dhe ndjeji mëkatat e mia me dashje a padashje, me fjalë e me punë, me dije a padije, dhe vlerësomë të kungónj faqebardhë Misteret e tua të shenjta për ndjesën e mëkátave dhe për jetën e amëshuar.

DHJAKU: Në darkën tënde mistike, o i Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtár, se nukë do tu tregónj armiqve Misterin, as do të jap një puthje si Juda, po si Kusari të thërrés: Kujtomë, o Zot, kur të vish në Mbretërinë tënde.

PRIFTI: Mos më gjykoftë, dhe mos më dënoftë Kungata jote, o Krisht, po ma shëroftë shpirtin edhe trupin.

Pastáj marrin ndjesë nga njërjatri, falen tri hèrë me duartë përpjetë, dhe Prifti merr një copë të Bukës së Shenjtë nga pjesa, e markuar KS, dyke thënë: "Ja ku i afrohem Krishtit, Perëndisë dhe Mbretit tonë të pavdekur. Me Trupin e çëmuar të Zotít edhe Perëndisë dhe Shpetimtarit tonë Jesú Krisht kungohem unë, prifti i pavyer (aksh), për ndjesën e mëkátave dhe për jetën e amëshuar. Amín." Passi kungon, thotë: "Dhjak, afrohu." Dhjaku afrohet, edhe thotë: "Kungomë, o Atë, me Trupin e çëmuar të Zotit edhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jesú Krisht." Prifti i jep një copë të Bukës së Shenjtë nga pjesa, e markuar KS, dyke thënë: "Kungohet shërbëtori i Perëndisë (aksh) me Trupin e çëmuar të Zotit edhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jesú Krisht per ndjesën e mëkatave dhe për jetën e amëshuar. Amín." Pastáj Prifti e merr Kupën e Shenjtë me të dyja duartë, dhe kungon, dyke thënë: "Përsëri i afrohem Krishtit, Perëndisë dhe Mbretit tonë të pavdekur. Me Gjakun e çëmuar të Zotit edhe Perëndise dhe Shpëtimtarit tonë Jesú Krisht kungohem unë, prifti i pavyer (aksh), për ndjesën e mëkátave dhe për jetën e amëshuar, me emrin e Atit, amin, (pi herën e parë); e Birit, amin, (pi herën e dytë); edhe Shpirtit Shenjt, amin, (pi herën e tretë); tani e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín. Kjo mi preku buzët, edhe do ti spastronjë paudhësitë dhe mëkatat e mia." Pastáj thotë: "Dhjak, afrohu." Dhjaku afrohet, dyke thënë: "Përsëri i afrohem Krishtít, Perëndisë dhe Mbretít tonë të pavdekur. Kungomë, o Atë, me Gjakun e çëmuar të Zotit edhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jesú Krisht." Prifti i jep tri hèrë për të pirë, dyke thënë: "Kungohet shërbëtori i Perëndisë (aksh) me Gjakun e çëmuar të Zotit edhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jesú Krisht për ndjesën e mëkatave dhe për jetën e amëshuar, me emrin e Atit, amin; e Birit, amin; edhe Shpirtit Shenjt, amin; tani e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín." Pastáj Prifti thotë: "Kjo ti preku buzët, edhe do ti spastronjë paudhësitë dhe mëkatat e tua" Dhjaku e merr Dhiskun, dhe í shtie të gjitha pjesët e Bukës brenda në Kupën, e fshin Dhiskun me Sfyngjerin, pastáj e mbulón Kupën, e vë Yllthin mi Dhiskun, dhe e mbulón. Kur i shtie në Kupën e Shenjtë thërrimet e të vdékurve, Prifti thotë:

PRIFTI: Shpërlaji, o Zot, mëkatat e shërbëtorëve të tu, që u-kujtuan në Kungatën tënde, me nërmjetimet e Shën Marisë dhe të gjithë Shenjtorëve. Amín.

Pastáj Prifti këndon Uratën Pas Kungatës me zë të unjur:

PRIFTI: Të përhirojmë, o Zot njeridashës, o mirëbërës i shpírteve tona, që na vlerësove edhe ditën e sotme të kungojmë Misteret e tua të shenjta. Drejtësona udhën; shigurona çapet; rúajna jetën; përkrahna me fuqinë tënde; me nërmjetimet e Shën Marisë dhe të gjithë Shenjtórëve. Amin.

Pastáj i jep Dhjakut Kupën e Shenjtë, hapen dyert' e mesme, dhe Dhjaku, dyke ngritur Kupën përpara pópullit, thotë me zë të lartë:

DHJAKU: Me frikë Perendie, besë dhe dashurí, afróhuni.

Pastáj Prifti e bekón popullin, dyke thënë:

PRIFTI: O Perëndí, shpëtoje popullin tënt, edhe bekoje trashëgimin tënt.

KORI: Pámë dritën e vërtetë, múarmë frymën qellore, gjetmë besën e vërtetë, dyke iu-falur Trinisë së pandarë, se ajó na shpëtoj.

Dhjaku e vë Kupën mi Tryezën e Shenjtë, dhe i thotë Priftit: "Lartëso, o Atë." Prifti e temjanís tri hèrë, dyke thënë: "Lartësohu përmi qellin, o Perëndi, dhe lavdia jote përmi tërë dhenë." Pastáj e vë Dhiskun mi kokën e Dhjakut, edhe ky kthehet nga Dera e Bukur, dhe pastáj shkon, dhe e vë mi Tryezën e Blatës. Prifti e merr Kupën, kthehet nga populli, dhe thotë me zë të unjur: "l bekuar është Perëndia ynë," pastáj me zë të lartë:

PRIFTI: Gjithënjë, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

Pastáj Prifti e vë Kupën mi Tryezën e Blatës, kthehet në Tryezën e Shenjtë, dhe e palós Antimensin. Dhjaku del jashtë, dhe thotë:

DHJAKU: O të drejtë, passi kunguam Misteret e perëndishme, të shenjta, të kullúara, të pavdékura, jetëbérëse, dhe të trempshime të Krishtit, sikundër i ka hie, le ta përhirojmë Zotin.

KORI: Mëshiro, o Zot.

DHJAKU: Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe rúajna, o Perëndí, me hirin tënt.

KORI: Mëshiro, o Zot.

DHJAKU: Ditën e tërë të mbarë, të shenjtë, të paqme dhe të pamëkatme dyke lypur, veten tonë dhe njërjatrin dhe tërë jetën tonë Krishtit Perëndí le tja pranojmë.

KORI: Ty, o Zot.

PRIFTI: Se ti je shenjtërimi ynë, dhe ty të dërgojmë lavdí, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

Në këté mes, Prifti bën shenjën e Kryqit me Ungjillin, dhe e vë mi Antimensin. Pastáj kthehet nga populli, dhe thotë:

PRIFTI: Me paqe le të shkojmë.

DHJAKU: Le ti lútemi Zotit.

KORI: Mëshiro, o Zot (3 hèrë). Bekó, o Atë.

Këtú Prifti del jashtë Tribunës përpara Korës së Krishtit, edhe thotë me zë të lartë Uratën Përpara Tribunës:

PRIFTI: O Zot, që i bekón atá, që të bekojnë, dhe i shenjtërón atá, që të kanë besím, shpëtoje popullin tënt, edhe bekoje trashëgimin tënt. Rúaje plotësin' e Kishës sate; shenjtëroji atá, që dëshërojnë bukurín' e shtëpisë sate; lavdëroji me fuqinë tënde të perëndishme; dhe mos na neverít né, që shpresojmë mi ty. Dhuroji paqen botës sate, Kíshëve të tua, Priftërinjve, qeveritárëve tanë, ushtërisë dhe tërë pópullit tënt. Se të gjitha dhuratat e mira zbresin që lártazi prej teje, Atit të dritëve, dhe ty të dërgojmë lavdí, përhirím e adhurím, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e përherë dhe në jetët e jètëve.

KORI: Amín. Emri i Zotit qoftë i bekuar qëtaní e gjer më jetë (3 hèrë).

Në këté mes, Prifti hyn në Shenjtëroren nga Dera e Bukur, shkon përpara Tryezës së Blatës, edhe thotë me zë të unjur:

PRIFTI: O Krisht, o Perendia ynë, plotësím i ligjës dhe i Profétëve, që e mbarove porrosinë atërore, mbush-i zëmrat tona me gas e me ngazëllim, gjithënjé, tani e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín.

DHJAKU: Le ti lútemi Zotit.

PRIFTI: Bekimi dhe mëshira e Zotit arthtë mi ju pas hirit edhe njeridashjes se tij, gjithënjé, tani e përherë dhe në jetët e jétëve.

KORI: Amín.

PRIFTI: Lavdí më ty, o Perëndia ynë, lavdí më ty.

KORI: Lavdí Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín. Mëshiró, o Zot (3 hèrë). Bekó, o Atë.

Pastáj Prifti bën Përlëshimin e Math:

PRIFTI: Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, që u-ngjall së vdékurësh, me nërmjetimet e Shën Marisë, Kryezonjë sonë, Virgjëreshës edhe Nënës së Perëndisë; me fuqín' e Kryqit të çëmuar dhe jetëbërës; me mprojtjen e Forcave qellore ëngjëllore; të Shën Joán Pagëzorit, Profetit e Parëréndësit; të Shën Apostujve të lavdëruar dhe emërshkëlqyer; të Shën Basilit të Math, të Shën Grigór Theollogut e të Shën Joán Gojartit, Atërve tanë të shenjtë, kryepriftërve të mëdhénj dhe mësónjësve ekumenikë; të Shën Thanasit, të Shën Kirilit e të Shën Joán Eleimonit, Patrikëve të Aleksandrisë; të Shën Kollit, kryepeshkopit të Myrave të Likisë, çudibérësit; të Shën Spiridonit, peshkopit të Trimithundës, çudibérësit; të Shën Gjergjit Tropeprurës, të Shën Mitër Mirobletit e të Shën Theodorëve të Tironit e Stratellatit, Dëshmórëve të mëdhénj e të lavdëruar; të Shën Harallambit e të Shën Lefterit, Hierodeshmórëve të shenjtë; të Shën Joán Gojartit, Atit tonë dhe kryepeshkopit të Kostandinopojës; të Shenjtit të Kishës sonë (aksh); të Shën Joakimit e Shën Annës, Hyjprindërve të drejtë; të Shenjtit të ditës (aksh), të cilin po lusim sot; dhe të gjithë Shenjtórëve; na meshiroftë, dhe na shpëtoftë si Perendí i mirë, njeridashës e meshirëplót.

Me uratat e Shën Atërve tanë, o Zoti Jesú Krisht, o Perëndí, mëshirona dhe shpëtona.

KORI: Amin.

Pas Përlëshimit Prifti ndan Naforën, dyke thënë: "Bekimi dhe mëshira e Zotit arthtë mi ju." Pas Naforës thotë: "Pas hirit edhe njeridashjes se tij, gjithënjë, tani e përherë dhe në jetët e jétëve. Amin." Në këté mes, Dhjaku shkon në Tryezën e Blatës, mbaron Kungatën, fshin enët e shenjta, i mbulón, dhe thotë Përhirimin e Kungatës. Pastáj Prifti dhe Dhjaku i lajnë duartë, i çveshin robat e Meshës, dhe thonë Troparin e Simeonit:

Taní përlëshoje shërbëtorin tënt, o Zot, me paqe pas fjalës sate, se syt' e mi panë shpëtimin tënt, që pregatite përpara faqes së gjithë pópujve, dritë per të ndriçuar paganët, edhe lavdí për pópullin tënt Israel.

Shenjt Perëndí, Shenjt i fuqishim, Shenjt i pavdekur, mëshirona (3 hèrë).

Lavdí Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín.

Triní e tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, hirësoji mëkatat tona; o Kryezót, fal-i paudhesitë tona; o i Shenjtë vështroji, dhe shëroji sëmundjet tona për emrin tënt. Mëshiró, o Zot (3 hèrë).

Ati ynë, që je në qell, u-shenjtëroftë emri yt; arthtë Mbretëria jote; u-bëftë dëshira jote si në qell edhe mi dhe; bukën tonë të përdíçime épnaje neve sot; edhe fálnaji fajet, sikundër edhe né ua falim fajtórëve tanë; edhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

Se jotja është Mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, taní e përherë dhe në jetët e jétëve.

Pastáj thonë Troparin e Shën Joán Gojartit:

Fjala jote si një pishtár, shkëlqeu dhe ndriti, botën e tërë me diturí; thesaret e varfërisë na dhuroj, dhe lartësin' e përunjësisë na tregoj. Pó siç na rrite me fjalë, Atë Shën Joán Gojartë, lutju Krishtit Fjalës Perëndi, të shpëtohen shpirtet tona.

Mëshiro, o Zot (12 herë). Lavdí Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e përherë dhe në jetët e jétëve. Amín. Ti je e nderuar mi Kerubím, dhe e lavdëruar pa përqasje mi Serafím; ti me të vërtetë linde Fjalë Perëndinë. Pra ty të madhështojmë, Zonjë Hyjlíndëse.

Pastáj Prifti thotë Përlëshimin e Shkurtër:

PRIFTI: Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me nërmjetimet e Shën Marisë; të Shën Joán Gojartit, Kryepeshkopit të Kostandinopojës; të Shenjtit të Kishës sonë (aksh), të Shenjtit të ditës (aksh), të cilin po lusim sot; na mëshiroftë, dhe na shpëtoftë si i mirë dhe njeridashës.

KORI: Amín.

Besnikët kungojnë passi thotë Dhjaku: "Me frikë Perëndie, besë dhe dashuri afrohuni," ose passi ndahet Nafora në funt të Meshës. Prifti i kungon besnikët nga Kupa e Shenjtë, dyke u dhënë një hèrë me Lugen pak Verë dhe Bukë nga pjesat, e markuara MU dhe NT, dhe thotë:

PRIFTI: Kungohet shërbëtori i Perëndisë (aksh) me Trupin dhe me Gjakun e çëmuar të Zotit edhe Perëndise dhe Shpëtimtarit tonë Jesú Krisht për ndjesën e mëkátave dhe per jetën e amëshuar.

Kur kungohen besnikët, Kori këndon këté Kungatore :

KORI: Kungoni Trupin e Krishtit; ngjëroni burimin e pavdekur. Alilluja (3 herë).

Në vënt të kësáj, ose pas kësáj, munt të thuhet kjo Kungatore në Tingëllin Tërthór II:

KORI: Në darkën tënde mistike, o i Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtár, se nukë do tua tregónj armiqve Misterin, as do të jap një puthje si Juda, po si Kusari të thërrés: Kujtomë, o Zot, kur të vish në Mbretërinë tënde.

Duhet vënë re se nga pjesa e Bukës së Shenjtë, e markuar JS, nga pjesa e Shën Marise, nga të nëntë copët e vogla të Shenjtorëve, dhe nga thërrimet e të gjállëve dhe të vdékurve nukë kungohet askúsh, meqénëqë Klerikët kungohen vetem nga pjesa, e markuar KS, edhe llaiket vetëm nga të dyja pjesët, e markuara MU dhe NT.

* * *