Punët' e Apostojvet - Krye 1
1 Fjalën' e-parë, o Theofil, e bëra për gjithë sa zuri Jijuj të bënjë e të mësonje, 2 Gjer mb' atë ditë që hipi lart ndë qiellt, passi me anë të Frymës' së-Shënjtëruarë u la porosi apostojvet që pat sgjedhurë; 3 Mbë të-cilët edhe e dëfteu vetëhen' e ti të-gjallë me shumë shënja pas të-pësuarit të ti, dyke dukurë ndër ata dyzet dit, e dyke folurë për punët'e mbretëris'së Perëndisë. 4 Edhe dyke umbledhurë bashkë me ata i porositi të mos ndahenë nga Jerusalimi, po të presënë të-zotuarët'e Atit, që dëgjuatë, u tha, prej meje. 5 Sepse Joani pagëzoj me ujë, po ju dotë pagëzoneni me Frymë të-Shënjtëruarë jo pas shumë ditve pas këtyre.
6 Ata pra kur umblothnë bashkë me atë mbë një vënt, e pyesninë, dyke thënë, Zot, vallë mhë këtë kohë dot' j'a apç mbretërinë Israilit? 7 Edhe ay u tha atyre, Nuk' është puna juaj të njihni kohërat' a motetë, të-cilëtë i ka vënë Ati ndë pushtett të ti; 8 Po dotë merrni fuqi, kur të vinjë Frym' e-Shënjtëruarë mbi ju; edhe dotë më jeni dëshmimtarë edhe ndë Jerusalim edhe ndë gjithë Judhet edhe ndë Samarit edhe gjer ndë funti të dheut.
9 Edhe si tha këto, tek po shihninë ata ungrit lart, edhe një re e mori nga syt'e atyreve. 10 Edhe ata tek ishinë dyke vështruarë ndë qielit, kur po shkonte ay lart, na dy burra me rroba të-bardha tek qëndruanë përan'atyreve; 11 Të-cilëtë edhe u thanë, O burra Galileas, përse rrini e vështroni ndë qielit? ky Jisuj që hipi prej jush lart ndë qiellt dotë vinjë kështu, sikundrë e patë atë dyke vajturë ndë qiellt.
12 Atëhere ukthyenë ndë Jerusalim nga mali që thuhetë Ullishte, i-cili është Jerusalimit, edhe mban lark sa një udhë së-shëtune. 13 Edhe kur hynë, hipnë ndë dhomët të-sipërme, ku kishinë të-ndënjuritë Pjetri e Jakovi e Joani e Andreu, Filippi edhe Thomaj, Varthollomeu edhe Mattheu, Jakovi i bir' i Alfeut edhe Simon Zillotiu, edhe Judha i vëllaj i Jakovit, 14 Këta të-gjithë ishinë dyke qëndruarë me një zëmërë mbë të-falurit e mbë të-luturit, bashkë me gratë, edhe me Mariënë t'ëmën' e Jisujt, edhe bashkë me të vëllezërit' e ati.
15 Edhe ndër këto dit ungrit Pjetri ndë mest të nxënëset, e tha, (edhe shumic'e të-mbledhurëvet atje ishte sindonja një qint e njëzet veta).
16 O burra vëllezër, duhej të mbushej këto shkronjë, të- cilënë e tha më përpara Frym' e-Shënjtëruarë me anë të Dhavidhit për Judhënë që ubë udhëheqës i atyreve që zunë Jisunë; 17 Sepse qe i-nunëruarë bashkë me ne, edhe pat marrë pjesën'e këeaj shërbese.
18 Ky pra fitoj një arë nga pag'e paudhërisë, edhe dyke rënë përmbys plasi ndë mest, edhe i uderthnë gjithë të-përbrëndëshmetë; 19 Edhe këjo ubë e-diturë ndër gjith'ata që rrininë ndë Jerusalim, kaqë sa ajo arë uquajt ndë gjuhët t'atyreve Akeldhama, që do me thënë, Arë gjaku.
20 Sepse është shkruarë ndë vivlit të Psallmavet, "Ushkretoftë shtëpia e ati edhe mos ndënjtë njeri nd' atë;" edhe, "Tjetërë e marrtë punën'e ati". 21 Duhetë pra nga ata burratë që umblothnë bashkë me ne tërë kohënë, ndë të-cilët Zoti Jisu hyri e dolli ndër ne, 22 Dyke zënë që nga pagëzimi i Joanit e gjer mb'atë ditë ndë të-cilët hipi lart prej nesh, një nga këta të bënetë dëshmimtar bashkë me ne për të-ngjallurit'e ati.
23 Edhe ndanë dy veta, Josifnë që quhej Varsava, i-cili upërmbiquajt Just, edhe Matthinë. 24 Edhe dyke falurë thanë, Ti, o Zot, zëmërë-njohës i të-gjithëve, dëfte një nga këta të dy, atë që ke sgjedhurë, 25 Që të marrë pjesën' e kësaj shërbese e apostolle, prej së-cilësë ra Judha, që të vejë ndë vëntt të ti. 26 Edhe u dhan' atyre shorta; edhe shorta i ra Matthisë, edhe unumërua bashkë me të një-mbëdhjetëtë apostoj.
Punët' e Apostojvet - Krye 2
1 Edhe kur erdhi dit'e Pentikostisë, ishinë të-gjithë me një zëmërë mbë një vënt. 2 Edhe papriturë ubë një oshëtimë nga qielli posi oshëtima e një ere që fryn me fuqi, edhe mbushi gjithë shtëpinë tek ishinë dyke ndënjurë. 3 Edhe uduknë mb'ata gjuhëra dyke undarë posi prei zjarri, edhe ndënjnë mbë gjithë-sicilinë nga ata. 4 Edhe umbushnë të-gjithë me Frymë të-Shënjtëruarë, e zunë të flisninë me gjuhëra të-tjera, sikundrë Fryma u epte të flisninë.
5 Edhe ishinë dyke ndënjurë ndë Jerusalim Judhenj, burra me frikë Perëndie prej çdo kombi ndënë qiellt. 6 Edhe kur ubë ky zë, umbloth gjindja edhe utrumbullua; sepse gjithë-sicili nga ata dëgjonte ata dyke folurë ndë gjuhët të ti. 7 Edhe të-gjithë maniteshin'e çuditeshinë, dyke thënë njeri tjatërit, Na, nukë janë Galileas këta të-gjithë që flasënë? 8 Edhe qysh gjithë-sicili nga ne dëgjojmë ndë gjuhët t'ënë, ndë të-cilët kemi lindurë? 9 Parthë e Midhë e Ellamitë, edhe ata që rrinë ndë Mesopotamit e ndë Judhet e ndë Kappadhoqit, ndë Pontt e nd' Asit, 10 Ndë Frygjit e ndë Pamfilit, nd'Egjyptët e nd'anët të Livisë përanë Qyrinësë, edhe të-ardhuritë nga Roma Judhenj e të-kthyerë, Kritas e Arapë, 11 dëgjojm'ata dyke folurë ndë gjuhërat t'ona madhëriat'e Perëndisë. 12 Edhe të-ghithë maniteshinë edhe vrisninë mëndjenë dyke thënë njeri tjatërit, Vallë ç'dotë jetë këjo? 13 Edhe të-tjerë dyke përqeshurë thoshinë, Se janë mbushurë me verë t'ëmbëlë.
14 Po Pjetri qëndroj bashkë me të një-mbë-dhjetëtë, edhe ngriti zën'e ti edhe u ligjëroj atyre,
O burra Judhenj edhe gjithë sa rrini ndë Jerusalim, letë jet' e-diturë këjo ndër ju, e vi-u-ni veshnë fjalëvet të mia. 15 Sepse këta nukë janë të-dejturë, sikundrë pandehni ju; sepse tashi është or' e-tret' e ditësë; 16 Po këjo ësht' ajo që është thënë me anë të profitit Joil: 17 "Edhe ndë ditt të-pastajme, thotë Perëndia, dotë derth nga Fryma ime mbë çdo mish; edhe dotë profitepsenë bijtë t'uaj edhe bijatë t'uaj, edhe djaloshëtë t'uaj dotë shohënë të-fanitura. edhe pleqtë t'uaj dotë ëndërrinjënë ëndërra; 18 Edhe mbi shërbëtorët të mi edhe mbi sbërbëtoret të mia nd'ato dit dotë derth nga Fryma ime, edhe dotë profitepsënë; 19 Edhe dotë bënj çudira lart ndë qiellt edhe shënja poshtë mbi dhet, gjak e zjarr e avullë tymi; 20 Djelli dotë kthenetë mb errësirë, edhe hëna mbë gjak, para se të vinjë e-madhja e e-çquara dit' e Zotit. 21 Edhe kushdo që të thërresë mb' emërit të Zotit, dotë shpëtonjë."
22 O burra Israilitë, pa dëgjoni këto fjalë; Jisu Nazoreasinë, njeri të-dëftyerë mbë ju nga Perëndia me fuqira e me çudira e me shënja, të-cilatë bëri Perëndia me anë t'ati ndër mest t'uaj, sikundrë edhe vetë e dini, 23 Këtë që qe dhënë pas ëndës' s'urdhëruarë edhe pas parënjojtjes'së Perëndisë ju e zutë edhe me duar paudhërie e mbërthyetë edhe e vratë: 24 Këtë Perëndia e ngjalli, passi sgidhi dhëmbjet' e-këqia të vdjekjesë, sepse nukë munt të mbahej ay prej asaj. 25 Sepse Dhavidhi thotë për atë "Shihnjam Zotinë përpara meje gjithënjë, sepse është prej së-djathtësë s'ime, që të mos fundem. 26 Përandaj ugëzua zëmëra ime, edhe gjuha ime ugazëllua; po edhe mishi im dotë prëhetë mbë shpresë. 27 Sepse nukë dotë lësh shpirtinë t'im ndë hadht, as dotë lësh Shënjtinë t'ënt të shohë prishje. 28 Më dëfteve udhë jete; dotë më mbushç gëzim me faqenë t'ënde."
29 O burra vëllezër, munt t'u them me kuxim për krye-atinë Dhavidh, se ay edhe vdiq edhe ukall ndë varr, edhe varr'i ati është ndër ne gjer mbë këtë ditë. 30 Po dyke qënë profit, edhe dyke diturë se Perëndia me be i upërgjërua, se nga pema e mezit t'ati, pas mishit, dotë ngjallnjë Krishtinë, që t'a vërë të rrijë mbi front t'ati, 31 E pa që më përpara edhe foli për të-ngjallurit' e Krishtit, se shpirti i ati nuk'ula ndë hadht, as mishi i ati nukë pa prishje. 32 Këtë Jisu e ngjalli Perëndia, për të-cilinë neve të-gjithë jemi dëshmimtarë. 33 Si ungrit pra lart me dorën' e-djathtë të Perëndisë, edhe mori nga Ati të-zotuarët'e Frymës' së-Shënjtëruarë, derdhi këtë që ju ndashti shihni e dëgjoni. 34 Sepse Dhavidhi nukë hipi ndë qiejt; po ay thotë, "I tha Zoti Zotit t'im, Rri prej së-djathtësë s'ime. 35 Gjersa të vë armiqt'e tu ndënëkëmbje të këmbëvet të tua."
36 Let'a dijë pra fort mirë gjithë shtëpia e Israilit, se këtë Jisunë, të-cilinë ju e kryqë zuatë, Perëndia e bëri Zot edhe Krisht.
37 Edhe si dëgjuanë këto, umallënjyenë ndë zëmërët, edhe i thanë Pjetrit edhe apostojvet të-tjerë, Ç'të bëjmë, o burra vëllezër?
38 Atëhere Pjetri u tha atyre, Pendohi, edhe gjithëkush prej jush letë pagëzonetë mb'emërit të Jisu Krishtit, për ndjesën'e fajevet; edhe dotë merrni dhurëtin'e Frymës' së-Shënjtëruarë; 39 Sepse të-zotuarët' është mbë ju edhe mbë djemtë t'uaj, edhe mbë gjith' ata që janë lark, sa ka për të thirrurë Zoti Perëndia unë. 40 Edhe me shumë fjalë të-tjera dëshmonte edhe i nguste ata, dyke thënë, Shpëtoni nga ky bres i-shtrëmbërë.
41 Ata pra që pritnë me gëzim fjalën'e ati upagëzuanë; edhe atë ditë ushtuanë sindonja tri mijë shpirte.
42 Edhe ishinë dyke priturë ndë mësimt të apostojvet, e ndë shoqërit, e ndë të thyerët të bukësë, e ndë të-faluat. 43 Edhe çdo shpirti i hyri frikë; edhe shumë çudira e shënja bëneshinë me anë t'apostojvet. 44 Edhe gjith'ata që besoninë ishinë bashkë, edhe të-gjitha i kishinë të-bashkëta. 45 Edhe shisninë kamjet' e gjënë, e i ndaninë ndëpër të-gjithë, sipas nevojësë që të kishte gjithë-sicili. 46 Edhe përdita ishinë dyke priturë me një zëmërë ndë hieroret, e thyeninë bukë prej shtëpie mbë shtëpi, e haninë me gëzim e me kthjellësirë zëmëre, 47 Dyke lavduruarë Perëndinë, e dyke pasurë hir përpara gjithë llauzit. Edhe Zoti shtonte përdita ndë kishët ata që shpëtoninë.
Punët' e Apostojvet - Krye 3
1 Edhe Pjetri e Joani po hipninë bashkë ndë hieroret ndë të-falurit mbë të-nënttënë ore. 2 Edhe një njeri që ishte i-çalë që nga barku i s'ëmësë po e sillninë; këtë e vininë përdita ndë derët të hieroresë që thuhej e-Bukurë, që të typënte eleimosinë nga ata që hyninë ndë hieroret. 3 Ky, kur pa Pjetrin' edhe Joaninë se dotë hyninë ndë hieroret, lypte të marrë eleimesinë nga ata. 4 Po Pjetri bashkë me Joaninë shtyri sytë mb'atë e tha, Shiko mbë ne. 5 Edhe ay i shikonte ata me kujdes, dyke shpëryerë të marë gjësendi nga ata. 6 Atëhere Pjetri tha, Ergjënt edhe ar nukë kam; po atë që kam, këtë t'a ap; Mb' emërit të Jisu Krisht Nazoreasit, ngreu edhe ecë. 7 Edhe si e kapi atë prej dorës' së-djathtë e ngriti; edhe për-një-here i uforcuanë gjurmët'e koçkorët' e këmbëvet; 8 Edhe dyke këcyerë përpjetë qëndroj mbë këmbë edhe ecënte; edhe byri bashkë me ata ndë hieroret, dyke ecur'e dyke këcyer'e dyke lavduruarë Perëndinë. 9 Edhe gjithë llauzi e pa atë dyke ecur'e dyke lavduruarë Perëndinë. 10 Edhe e njihnin'atë, se ky ishte ay që rrinte mbë de-rët të-Bukurë të hieroresë për eleimosinë; edhe umbushnë me të-çuditur' e me të-habiturë për këtë punë që i gjau ati.
11 Edhe tek mbante i-çali që ushërua Pjetrin' edhe Joaninë, gjithë llauzi rrudhi pas atyreve ndë kamaret që quhet'e Sollomonit, dyke habiturë.
12 Edhe Pjetri kur pa, i upërgjeq llauzit,
O burra Israilitë, përse çuditeni për këtë punë? apo përse shtini sytë mbë ne, sikurse ne me fuqinë t'ënë a me besënë t'ënë e kemi bërë këtë njeri të ecënjë? 13 Perëndia i Avramit edhe i Jakovit, Perëndia i atërvet t'anë, lavduroj Birin'e ti Jisu, të-cilinë ju e dhatë ndër duar, edhe e mohuatë përpara Pillatit, ndonëse ay e pa të udhësë t'a lëshonte. 14 Po ju mohuatë Shënjtinë edhe të-Drejtinë, edhe kërkuatë t'u epetë juve një burrë vrasës; 15 Edhe kështu vratë Kryen'e jetësë, po të-cilinë Perëndia e ngjalli prej së-vdekurish, të-cilit ne jemi dëshmimtarë. 16 Edhe me anë të besësë mb'emërit' t' ati, këtë që shihni edhe e njihni, emër' i ati e forcoj; edhe besa që është me anë t'ati i dha këti shëndet të-plottë përpara gjithë jush.
17 Edhe ndashti, o vëllezër, e di se e punuatë nga paditja, sikundrë edhe të-parëtë t'uaj. 18 Po Perëndia sa tha që përpara me anë të gojës' së gjithë profitërvet të ti, se Krishti krishte për të pësuarë, i mbushi kështu.
19 Pendohi pra edhe kthehi, që të shuhenë fajetë t'uaj, që të vinjënë kohëra të-prëjturi prej faqes'së Zotit, 20 Edhe të dërgonjë Jisu Kristinë, që është lëçiturë që përpara mbë juve; 21 Të-cilinë duhetë t'a mbanjë qielli gjer mb'ato kohëra që dotë vinjënë mbë vënt gjith'ato që foli Perëndia që ndë kryet të jetësë me anë të gojës'së gjithë shënjtorëvet të ti profitër.
22 Sepse Moisiu u tha atërvet, "Se Zoti Perëndia dotë ngrerë ndër ju nga vëllezëritë t'uaj një profit posi mua; ati t'i dëgjoni mbë të-gjitha sa që t'u flasë juve; 23 Edhe çdo shpirt që të mos i dëgjonjë ati profiti, dotë shuhetë nga llauzi. 24 "- Edhe gjithë profitëritë sa folnë që nga Samuili e paskëtaj dhanë zë (që përpara) edhe për këto dit. 25 Ju jeni bijt' e profitërvet, edhe të dhjatësë që bëri Perëndia me atëritë t'anë, dyke thënë Avramit, "Edhe ndë farët t'ënde dotë bedonenë gjithë kombet'e dheut." 26 Të ju më parë Perëndia, passi ngjalli Birin'e ti Jisu, e dërgoj që t'u bekojë juve, dyke kthyerë gjithë-sicilinë prej jush nga ligësitë t'uaj.
Punët' e Apostojvet - Krye 4
1 Edhe tek po ishinë ata dyke folurë llauzit, erthnë mbi ata priftërit' edhe i-par' i hieroresë edhe Sadduqenjtë, 2 Dyke uzëmëruarë, sepse mësoninë llauzinë, edhe lëçitninë të-ngjaluritë prej së-vdekurish me anë të Jisujt; 3 Edhe vunë duartë mbi ata, edhe i vunë ndënë ruajtje gjer mbë të-nesërmet; sepse më ishte ndaj të-ngrysurë. 4 Edhe shumë veta nga ata që dëgjuanë fjalë- në besuanë: edhe ubë numuri i njerëzet sindonja presë mijë.
5 Edhe mbë të-nesërmet umblothnë ndë Jerusalim të-parët'e atyreve edhe pleqt' edhe shkronjësitë, 6 Edhe Anna kryeprifti e Kaiafa e Joani e Aleksandri, edhe gjithë sa ishinë prej fare kryepiftërie. 7 Edhe si i vunë ata ndë mest, i pyesninë, Me ç'farë fuqie, a me ç'farë emëri e bëtë këtë ju? 8 Atëhere Pjetri umbush me Frymë të-Shënjtëruarë, e u tha atyre, O të-parët'e llauzit, edhe ju pleqt'e Israilit, 9 Ndë qoftë se neve pyetemi sot për një të-mirë që ubë mbë një njeri të-sëmurë, me ç'farë fuqie ushërua ky, 10 Letë jetë e-diturë mbë gjithë ju edhe mbë gjithë llauzin'e Israilit, se mb' emërit të Jisu Krisht Nazoreasit, të-cilinë ju e kryqëzuatë, po të-cilinë Perëndia e ngjalli prej së-vdekurish, me anë të këti qëndron ky ndasti përpara jush i-shëndoshë. 11 Ky është guri që s'uzu për gjë prej jush që ndërtoni, i-cili ubë krye çipi. 12 Edhe nukë ka shpëtim me anë të asndonjë tjetëri; sepse as tjetërë emërë ndënë qiellt s'është dhënë ndër mest të njerëzet, me anë të të-cilit duhetë të-shpëtojmë.
13 Edhe dyke vështruarë kuximn'e Pjetrit edhe të Joanit, edhe dyke kupëtuarë, se ishinë njerës të-paditurë edhe prej dorës' së-poshtërë, çuditeshinë, po i njihninë se kishinë qënë bashkë me Jisunë. 14 Edhe si shihninë të-shëruarinë njeri dyke ndënjurë bashkë me ata, s'kishinë seç të thoshinë kundrë. 15 Atëhere urdhëruan' ata të dalënë jashtë bashkë-ndënjesë, edhe dhan'e muarrë ndër mest të tyre, 16 Dyke thënë, Ç' t'u bëjmë këtyre njerësve? sepse se ubë një e-shënuarë çudi me anë t'atyreve, kjo ësht' e-çfaqurë mbë gjith'ata që rrinë ndë Jerusalim, edhe nukë munt t'a mohojmë; 17 Po që të mos përhapetë me tepërë ndë mest të llauzit, let'i frikësojmë ashpërë, që të mos i flasënë më mbë këtë emërë asndonjë njeriu. 18 Edhe i thërritn'e i porositnë të mos flasënë asfare, as të mos mësonjënë mb'emërit të Jisujt. 19 Po Pjetri e Joani u upërgjeqnë atyreve, e u thanë, Ndë ësht' e udhësë përpara Perëndisë t'u dëgjomë juve me tepërë se Perëndisë, gjykoni. 20 Sepse ne nukë muntmë të mos flasëmë për sa pam'e dëgjuamë. 21 Edhe ata, si i frikësuanë përsëri, i lëshuanë, sepse nukë gjeninë, se qysh t'i mundonin'ata, për llauzinë; sepse të-gjithë lavduroninë Perëndinë për atë që ubë. 22 Sepse njeriu, mbë të-cilinë ubë këjo çudi e shërimit, ishte më tepërë se dyzet vjeç.
23 Edhe si ulëshuanë, erthnë te të-tyretë, edhe ehanë zë për gjithë sa u than'atyreve kryepriftërit' edhe pleqtë. 24 Edhe ata kur dëgjuanë, me një zëmërë ngritnë zënë mbë Perëndinë, edhe thanë, O zotëri, ti je Perëndia, që bëre qiellin' edhe dhenë edhe detinë, edhe gjithë sa janë nd'ata; 25 Ti që ke thënë me anë të gojës'së shërbëtorit t'ënt Dhavidh, "Përse çfrytnë kombetë edhe shkuanë ndër mëntt punëra të-kota? 26 Mbretërit'e dheut ndënjnë përpara, edhe të-parët' umblothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të-Lyerit t'ati. 27 "Sepse me të-vërtetë umblothnë kundrë shënjtit djalit t'ënt Jisu, të-cilinë e leve me vaj, edhe Irodhi edhe Pondiu Pilat bashkë me kombet'e me llauzet'e Israilit, 28 Që të bënjënë gjithë sa urdhëroj që përpara dora jote edhe këshilla jote të bënenë. 29 Edhe tashi, o Zot, vështro ndë të-frikësuarat t'atyre, edhe er-u shërbëtorevet të tu të flasënë fjalënë t'ënde me çdo kuxim, 30 Dyke sgjaturë dorënë t'ënde të bënenë shërime e shënja e çudira mb'emërit të shënjtit djalit t'ënt Jisu.
31 Edhe si ulutnë ata, utunt vëndi ku ishinë mbledhurë, edhe umbushnë që të-gjithë me Frymë të-Shënjtëruarë, edhe flisninë fjalën'e Perëndisë me kuxim.
32 Edhe zëmëra e shpirti i shumicës' s'atyreve që kishinë besuarë ishte një; edhe asndonjë nukë thoshte për ndonjë gjë nga pasjet'e tia se ësht'e tia, po të-gjitha i kishinë të-bashkëta. 33 Edhe me fuqi të-madhe epnin' apostojtë dëshmimin'e të-ngjallurit të Zotit Jisu; edhe hir i-math ishte mbë gjith' ata. 34 Sepse asndonjë ndër mest t'atyre ishte ndë nevojë; sepse gjithë sa kishinë ara a shtëpira, i shisin' edhe bininë të-çëmuarat'e atyre që shisinë, 35 Edhe i vininë ndër këmbët t'apostojvet; edhe i epninë gjithë-sicilit si pas nevojësë që të kishte.
36 Edhe Josiu, i-cili prej apostojvet upërmbiquajt Varnavë (që këjo e-kthyerë do me thënë, Bir ngushëllimi), i-cili ishte Levit Qyprian nga kombi, 37 Shiti një arë që kishte, edhe pruri aspratë e i vuri ndër këmbët t'apostojvet.
Punët' e Apostojvet - Krye 5
1 Po një burrë që e kishte emërinë Anani, bashkë me gruan'e ti Sapfirë, shiti një gjë; 2 Edhe fshehu nga të-çëmuarëtë, dyke ditur' edhe gruaja e ti; edhe pruri një pjesë nja aspratë, edhe e vuri ndër këmbët t'apostojvet. 3 Po Pjetri tha, Anani, përse mbushi Satanaj zëmërënët'ënde që të gë njenjç ti Frymën' e-Shenjtëruarë, edhe të fshehç nga të-çëmuarët' e arësë? 4 Gjersa mbeteshe e-pashiturë, a nuk' ishte jotja? edhe si ushit, a nuk' ishte ndë pushtett t'ënt? ç'pate që vure ndë zëmërët këtë punë? nukë gënjeve njerës, po Perëndinë. 5 Edhe Anania, dyke dëgjuarë këto fjalë, ra përdhe edhe dha shpirtinë; edhe u hyri frik' e-madhe gjith' atyreve që dëgjuanë këto. 6 Edhe më të-rinjtë ungritnë, edhe e mbështuallnë, edh'e nxuarnë jashtë edhe e kallnë ndë dhet.
7 Edhe si shkuanë sindonja tri orë, hyri edhe gruaja e ati pa diturë seç ishte bërë. 8 Edhe Pjetri i upërgjeq asaj, Thuaj-më, ndë për kaqë e shittë arënë? Edhe ajo tha, Po, për kaqë. 9 Atëherë Pjetri i tha asaj, Përse lithtë fjalë të ngisni Frymën'e Zotit? ja ndë derët jane këmbët,e atyreve që kallnë ndë dhet burrinë t'ënt, edhe dotë nzjerrënë jashtë edhe ty. 10 Edhe për-një-here ajo ra përanë këmbëvet t'ati, edhe dha shpirtinë; edhe djaloshëtë, kur hynë, e gjetnë të-vdekurë, edhe si e nxuarnë jashtë, e kallnë ndë dhet përanë burrit të saj. 11 Edhe i hyri frik' e-madhe gjithë kishësë, edhe gjith' atyreve që dëgjoninë këto.
12 Edhe me anë të duarvet t'apostojvet bëneshinë shumë shënja e çudira ndë mest të llauzit; (edhe ishinë me një zëmërë të-gjithë ndë kamaret të Sollomonit. 13 Edhe nga të-tjerëtë asndonjë s'kuxonte të bashkonej me ata; po llauzi i madhëronte ata. 14 Edhe shtoneshinë më shumë dyke besuarë mbë Zotinë, shumica burrash e grash); 15 Kaqë sa nxirninë jashtë ndëpër rrugat të-sëmurëtë, edhe i vininë mbi shtresa e mbi shtrate, që kur të shkonte Pjetri pak së-paku hieja e ati të zinte ndonjë nga ata. 16 Edhe mblidhej ndë Jerusalim edhe shumica e qytetevet rrorullë, edhe bininë të-sëmurët' edhe ata që ngiteshinë prej frymërash të-pëgëra, të-cilëtë shëroneshinë që të-gjithë.
17 Atëhere ungrit kryeprifti edhe gjith' ata që ishinë bashkë me atë, të-cilët' ishinë prej sektës' së Sadduqenjet, edhe umbushnë me smir; 18 Edhe vunë duart'e tyre mbi apostojtë, edhe i vunë ndë burkt të gjindjesë. 19 Po një ëngjell i Zotit natënë hapi dyert'e burgut, edhe si i nxori jashtë, 20 u tha Shkoni, edhe rrini e flisni-i ndë hieroret llauzit gjithë fjalët' e kësaj jete. 21 Edhe si dëgjuanë, hynë ndë hieroret mbë të-sbardhëlluerët, edhe mësoninë. Po kur erdhi kryeprifti edhe ata që ishinë bashkë me atë, thërritnë bashkë-ndë-njen' edhe gjithë pleqësin' e të bijvet të israilit, edhe dërguanë ndë burkt, që t'i binin ata. 22 Po shërbëtorëtë, kur vanë, nuk'i gjetnë ata ndë burkt; edhe ukthyen'e u dhanë zë atyre, 23 Dyke thënë, Se burgun'e gjetmë të-mbyllurë me çdo siguri, edhe ruajtësitë dyke ndënjurë jashtë përpara dyervet; po kur hapmë, brënda nukë gjetmë asnjeri.
24 Edhe kur dëgjuanë këto fjalë prifti edhe i-par' i hieroresë edhe kryepriftëritë, vrisninë mëndjenë për ata, se si dotë bënetë këjo punë. 25 Atëhere erdhi një njeri e u dha zë atyreve, dyke thënë, Se ata burra që vutë ndë burkt ja tek janë dyke ndënjurë ndë hieroret, e po mësonjënë llauzinë.
26 Atëhere vate i-par' i hieroresë bashkë me shërbëto- rëtë, e i prunë, po jo me shtrëngatë, sepse kishinë frikë nga llauzi semos i vrisninë me gurë. 27 Edhe si i prunë, i nxuarnë përpara bashkë-ndënjesë; edhe kryeprifti i pyeti ata, 28 Dyke thënë, Nuk' u porositmë juve shtrënguarë të mos mësoni mbë këtë emërë? edhe ju ja tek mbushtë Jerusalimnë me mësimnë t'uaj, edhe doni të bini mbi ne gjakun' e këti njeriu.
29 Atëhere Pjetri edhe apostojt' e-tjerë upërgjeqn' e thanë, Duhetë t'i bindemi Perëndisë më tepërë se njerëzet. 30 Perëndia i atërvet t'anë ngjalli Jisunë, të-cilinë ju e vratë edhe e vartë mbi dru. 31 Këtë Perëndia e lartësoj me anë të së-djathtës'së ti, edhe e bëri të-parë edhe shpëtimtar, që t'i apë pendim Israilit, edhe ndjesë fajesh. 32 Edhe ne jemi dëshmimtarët'e ati për këto fjalë, edhe Frym' e-Sënjtëruare, të-cilënë Perëndia u'a dha atyreve që i binden'ati.
33 Edhe ata kur dëgjuanë, kërcëllininë dhëmbëtë, edhe bëninë këshillë t'i vrasënë. 34 Atëhere ungrit ndë bashkë- ndënjet një Farise, që quhej Gamiliil, mësonjës i nomit, edhe i-nderçim mbë gjithë llauzinë, edhe urdhëroj t'i nxjerrënë jashtë apostojtë për një çopë herë, 35 Edhe u tha atyre, O burra Israilitë, Vështroni mirë ç'u kini për të bërë këtyre nje-rësve. 36 Sepse përpara këtyre ditve ungrit Thevdhau, dyke thënë për vetëhen'e ti se diç është, edhe i ungjitnë prapa sindonja katrë qint burra; ay uvra edhe gjithë sa i bindeshin' ati upërndanë, edhe ubënë për asgjë. 37 Pas këti ungrit Judhë Galileasi, ndë ditt të të-shkruarit të njerësvet, edhe hoqi pas vetiu mjaft llaus; edhe ay humbi, edhe gjithë sa i ubintnë ati upërndanë. 38 Edhe tashi po u them juve, Largohi nga këta njerës, edhe liri-ni; sepse ndë është kjo këshillë a këjo punë prej njerëzish, dotë prishetë; 39 Po ndë është nga Perëndia, nukë muntni t'a prishni atë; edhe vështroni semos gjëndeni ndë luftë edhe me Perëndinë.
40 Edhe ata i ubintn'ati: edhe si thërritnë apostojtë, i rrahnë e i porositnë të mos flasënë mb'emërit të Jisujt, edhe i lëshuanë. 41 Ata pra iknë dyke ugëzuarë nga faqeja e bashkë-ndënjesë, se ubënë të-vëjejturë të çpërnderonenë për emërin'e ati. 42 Edhe përdita ndë hieroret e ndëpër shtëpit nukë pushoninë dyke mësuarë e dyke dhënë zën' e-mirë për Jisu Krishtinë.
Punët' e Apostojvet - Krye 6
1 Edhe nd'ato dit kur po shumoneshinë nxënësitë, ubë një murmuri prej Gërqishtarëvet kundrë Ebrenjet, se të-vat' e tyre nukë shikoneshinë ndë shërbesët të-përditëshme të ushqimevet. 2 Atëhere të dy-mbë-dhjetëtë thërritnë shumicën'e nxënëset, e thanë, Nuk' ësht' e-pëlqyerë mbë ne të lëmë fjalën' e Perëndisë, e të shërbejmë ndëpër truvezat. 3 Mendohi pra, o vëllezër, e sgjithni prej jush shtatë burra me dëshmim të-mirë e të-mbushurë me Frymë të-Shënjtëruarë e me urtësi, të-cilëtë t'i vëmë mbë këtë punë. 4 Po neve dotë qëndrojmë mbë të-falurit e mbë shërbesët të fjalësë.
5 Edhe këjo fjalë upëlqye përpara gjithë shumicësë; edhe sgjothnë Stefaninë, që ishte një burrë plot me besë e me Frymë të-Shënjtëruarë, edhe Filippin'e Prohorin'e Nikanorin'e Timonin'e Parmenanë, edhe Nikollënë që ishte i-kthyerë Antioheas; 6 të-cilet' i qëndruanë përpara apostojvet; edhe passi ufalnë, vunë duartë mbi ata. 7 Edhe fjal'e Perëndisë shtonej, edhe numuri i nxënëset shumonej fort ndë Jerusalim; edhe shumic' e-madhe nga priftëritë i dëgjoninë besësë.
8 Edhe Stefani, plot me besë e me fuqi, bënte çudira e shënja të-mëdha ndë llaust. 9 Po ungritnë ca nga sinagogjia që thuhet'e Libertinëvet, edhe e Qyrineaset, edhe e Aleksandreaset, edhe nga ata që ishinë nga Qiliqia e nag Asia, e haheshinë me fjalë me Stefaninë; 10 Edhe s'muntninë të dilninë kundrë urtësisë edhe Frymësë, me të-cilënë fliste. 11 Atëhere vunë e gënjyenë ca njerës të thonë, Se e dëgjuam' atë dyke folurë fjalë sharjeje kundrë Moisiut edhe Perëndisë. 12 Edhe ngritnë mbë këmbë llauzin'e pleqt'e shkronjësitë, edhe dyke uhedhurë mbi atë e rrëmbyenë, edhe e prunë ndë bashkë-ndënjet. 13 Edhe nxuarnë përoara dëshmimtarë gënjeshtarë, që thoshinë, Ky njeri nukë pushon së foluri fjalë sharjeje kundrë këti vëndi të-shënjtëruarë, edhe kundrë nomit. 14 Sepse e dëgjuam' atë dyke thënë, se Jisu Nazoreasi dotë prishnjë këtë vënt, edhe dotë ndërronjë zakonetë që na ka lënë Moisiu. 15 Edhe gjith' ata që rrininë ndë bashkë-ndënjet, kur shtynë sytë mb'atë, panë faqen' e ati posi faqe ëngjëlli.
Punët' e Apostojvet - Krye 7
1 Atëhere kryeprifti tha, Vallë me të-vërtetë janë këto kështu?
2 Edhe ay tha, O burra vëllezër edhe atër, pa dëgjoni; Perëndia i lavdisë i uduk atit t'ënë Avraamit, kur ishte ndë Mesopotami, para se të vinj'e të rrijë ndë Harran, 3 Edhe i tha, "Dil prej dheut t'ënt, edhe prej far'e fisit t'ënt, edhe eja ndë atë dhe që dotë të dëftenj ty." 4 Atëhere ay dolli nga dheu i Halldhenjvet, e vate e ndënji ndë Harran. Edhe që andej, pas vdekjes' së t'et, e pruri të rrijë ndë këtë dhe, ndë të-cilët rrini ju tashi. 5 Edhe nuk'i dha ati trashëgim nd'atë dhe as një çap këmbe; po i uzotua se dot' j'a apë për kamje ati, edhe farës' s'ati pas ati, ndonëse s'kishte edhe fëmijë. 6 Edhe Perëndia foli kështu, "Se far'e ati dotë vejë e të rrijë për një kohë ndë dhe të-huaj, edhe dot'a bënjënë rop edhe dot'a mundonjënë katrë qint vjet. 7 Edhe kombinë, tek i-cili dotë jenë robër dot'a gjykonj unë, tha Perëndia; edhe pastaj dotë dalënë edhe dotë më adhuronjënë ndë këtë vënt." 8 Edhe i dha ati dhjatën'e rrethpresjesë; edhe kështu i lindi Isaaku, edhe e rrethpreu mbë të-tettënë ditë; edhe Isaakut i lindi Jakovi, edhe Jakovit të dy-mbë-dhjetë krye-atëritë.
9 Edhe krye-atëritë, passi e kishinë cmir Josifnë, e shitnë nd'Egjyptë; po Perëndia ishte bashkë me atë, 10 Edhe e shpëtoj nja gjithë shtrëngimet'e ati, edhe i dha hir e dituri përpara Faraonit, mbretit t'Egjyptësë, i-cili e vu atë të-parë përmbi Egjyptënë edhe përmbi ghithë shtëpin'e ti.
11 Edhe ubë një zi mbë gjithë dhen'e Egjyptësë edhe të Hanaanit, edhe një shtrëngim imath; edhe atëritë t'anë nukë gjeninë ç'të haninë. 12 Po Jakovi kur dëgjoj se kishtë grurë nd'Egjyptë, dërgoj të-parënë herë atëritë t'anë. 13 Edhe të-dytënë herë Josifi unjoh te të vëllezërit'e ti, edhe ubë e-çfaqurë te Faraoni far' e Josifit. 14 Edhe Josifi dërgoj e thërriti t'an' e ti Jakovinë, edhe gjithë njerëzin'e ti, shtatëdhjet'e pesë shpirt. 15 Edhe sbriti Jakovi nd'Egjyptë, edhe vdiq atje ay edhe atëritë t'anë. 16 Edhe uprunë ndë Shihem edhe uvunë nd'atë varr që pat blerë Avraami me çëmim ergjëndi prej të bijvet t'Emmorit t'et të Shihemit.
17 Po kur uafërua koha e të-zotuarit që i pat bërë be Perëndia Avraamit, ushtua llauzi edhe ushumua nd'Egjyptë; 18 Gjersa ungrit një tjetërë mbret, i-cili nuk'e njihte Josifnë. 19 Ky, dyke përdorurë dinakërira kundrë kombit t'ënë, i mundoj atëritë t'anë, kaqë sa të hethnjënë foshnjat'e tyre, që të mos mbetenë të-gjallë.
20 Ndë këtë kohë lindi Moisiu edhe kishte bukuri Perëndia; i-cili uushqye tre muaj ndë shtëpit të t'et. 21 Edhe kur uhoth, e mori atë e bija e Faraonit, edhe e rriti për bir të saj. 22 Edhe Moisiu umësua ndë gjithë diturit të Egjyptianëvet, edhe ishte i-fortë ndë fjalë e ndë punëra.
23 Edhe tek po ishte dyke mbushurë dyzet vjet, i erdhi ndë zëmërët të vej'e të shohë vëllezërit'e ti, të bijt'e Israilit. 24 Edhe kur pa një që po i bënej keq, i dolli për zot, edhe mori çpagim për atë që mundonej, dyke vrarë Egjyptianinë. 25 Edhe pandehte, se të vëllezërit' e ti dotë kupëtoninë se Perëndia u ep atyre shpëtim me anë të dorës' s'ati; po ata nukë kupëtuanë. 26 Edhe ditënë tjetërë uduk mb'ata tek po ziheshinë, edhe i nguti ndë paqtim, dyke thënë, O burra, ju jeni vëllezër; përse i bëni keq njeri tjatërit? 27 Po ay që i bënte keq të-afërmit e shtyti, edhe tha, Cili të vuri të-parë edhe gjykatës mbi ne? 28 Mos do ti të më vraç, sikundrë vrave dje atë Egjyptianinë? 29 Atëhere Moisiu iku për këtë fjalë, edhe ndënji i-huaj ndë dhet Madhiam, ku i lintnë dy bij.
30 Edhe passi umbushnë dyzet vjet, i uduk ati ndë shkretëtirët të malit Sina një ënjgjëlli Zotit ndë flakët të një zjarri ferre. 31 Edhe Moisiu kur pa, uçudit për këtë të-pamë; edhe tek afëronej që të vështronjë, erdhi zë prej Zotit tek ay, 32 "Unë jam Perëndia i atërvet të ti, Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit." Edhe Moisiu utrëmp, e s'kuxonte të vështronjë. 33 Atëhere Zoti i tha, "Sgith sholëzën' e-këmbëvet të tua, sepse vëndi, përmbi të-cilinë ke ndënjurë, është dhe i-shënjtëruarë." 34 Pashë, pashë të-hequritë keq të llauzit t'im nd'Egjyptë, edhe dëgjova psherëtimën'e atyre, edhe sbrita që t'i shpëtonj; edhe ndashti eja, dotë të dërgonj ty nd'Egjyptë."
35 Këtë Moisinë që e mohuanë, dyke thënë. Cili të vuri të-parë edhe gjykatës? këtë Perëndia e dërgoj të-parë edhe shpërmblimtar me anë të dorës' s'ëngjëllit që i uduk ati ndë ferrët. 36 Ky i nxori ata, passi bëri çudira e shënja ndë dhet t'Egjyptësë, edhe ndë Dett të-Kuq, edhe ndë shkretëtirët dyzet vjet. 37 Ky ësht' ay Moisiu që u tha të bijvet të Israilit, se "Zoti Perëndia juaj dot'u ngrerë juve prej vëllezërvet t'uaj një profit posi mua; ati t'i dëgjoni." 38 Ky ësht ay që qe ndë përmbledhet ndë shkretëtirët bashkë me ëngjëllinë që i fliste ati ndë malt Sina, edhe me atëritë t'anë, i-cili priti fjalë të-gjalla, për të dhënë neve. 39 Atëritë t'anë nukë deshnë t'i dëgjonjënë, po e hothnë tej, edhe me zëmërat e tyre ukthyenë nd'Egjyptë, 40 Dyke thënë Aaronit, "Bë-na perëndira, të-cilëtë të ecënjënë përpara nesh; sepse këti Moisiut, që na nxori nga dheu i Egjyptësë, nukë dimë seç i gjau." 41 Edhe bënë një viç nd'ato dit, edhe i prunë kurban idhullit, edhe gëzoneshinë mbë punërat të duarvet të tyre. 42 Përandaj Perëndia ukthye edhe i la t'adhuronjënë ushtërin'e qiellit, sikundrë është shkruarë ndë vivlit të profitërvet, "Mos më prutë mua të-therura edhe kurbanë ndë shkretëtirët dyzet vjet, o shëpi'e Israilit? 43 Po ngrittë lart tendën'e Mollohut, edhe yllin'e perëndisë s'uaj remfan, figuratë që bëtë që t'u faleni atyreve; përandaj dot'u ngre e dot'u shpie më tej Vavillonësë."
44 Tend'e dëshmimit ishte ndër atërit t'anë ndë shkretëtirët, sikundrë porositi ay që i fliste Moisiut t'a bënjë atë pas shëmbëllesësë që kishte parë, 45 Të-cilënë edhe e muarnë atëritë t'anë me vetëhe, edhe bashkë me Jisun' e Naviut e prunë ndë dhet të kombevet, të-vilëtë Perëndia i përzuri prej faqes' s'atërvet t'anë, gjer ndë ditt të Davidhit; 46 I-cili gjeti hir përpara Perëndisë, edhe kërkoj të gjenjë të-ndënjurë për Perëndin'e Jakovit. 47 Edhe Sollomoni i ndërtoj ati shtëpi. 48 Po i-Larti nukë rri ndër tempuj që bënenë me dorë, sikundrë thotë profiti, 49 "Qielli është froni im, edhe dheu ndënëkëmbje e këmbëvet të mia; ç'farë shtëpie dotë ndërtoni për mua? thotë Zoti; a cili është vëndi i të-prëjturit t'im? 50 A nuk'i ka bërë dora ime këto të-gjitha?"
51 O sverk-ashpërë edhe të-parrethprerë ndë zëmërët e ndë veshët, ju gjithënjë i rrini kundrë Frymës' së-Shënjtëruarë; sikundrë atëritë t'uaj, kështu edhe ju. 52 Cilinë nga profitëritë nukë ndoqnë atëritë t'uaj? po edhe i vran'ata që dhanë zë që përpara për të-ardhurit'e të-Drejtit, të-cilit ju ndashti ubëtë trathëtorë edhe vrasës; 53 Ju që muartë nomnë prej porosirash ëngjëjve, edhe nuk'e ruajttë.
54 Edhe ata kur dëgjoninë këto, u priste ndë zëmërat të tyre, edhe kërcëllininë dhëmbëtë kundrë ati. 55 Po ay, që ishte plot me Frymë të-Shënjtëruarë, shtyri sytë ndë qiellt, e pa lavdin'e Perëndisë, edhe Jisunë dyke ndënjurë prej së-djathtës' së Perëndisë, 56 Edhe tha, Ja tek po shoh qiejtë të-hapurë, edhe të Birr'e njeriut dyke ndënjurë prej së-djathtës'së Perëndisë. 57 Atëhere ata bërtitnë me zë të-math, e zunë veshët'e tyre, edhe me një zëmërë udruthnë mbi atë; 58 Edhe passi e nxuarnë jashtë qytetit, i shtininë me gurë. Edhe dëshmimtarëtë lanë rrobat'e tyre përanë këmbëvet të një djaloshi që quhej Savëll. 59 Edhe i shtininë Stefanit me gure tek lutej e thoshte, O Zoti Jisu, prit frymënë t'ime. 60 Edhe si uunj mbë gjunjë, thërriti me zë të-math, O Zot, mos u'a zërë atyre këtë faj; edhe dyke thënë këtë flejti.
Punët' e Apostojvet - Krye 8
1 Edhe Savlli e pëlqente vasjen'e ati. Edhe atë ditë ubë një ndjekje e-madhe kundrë kishësë që ishte ndë Jerusalim; Edhe të-gjithë upërndanë ndëpër vëndet të Judhesë e të Samarisë, përveç apostojvet.
2 Edhe ca burra besëtarë e ngritnë Stefaninë, edhe bënë vajë të-madhe mbi atë.
3 Edhe Savlli i bënte keq kishësë, dyke hyrë ndëpër shtëpirat, e dyke hequrë svarë burra e gra i hithte ndë burk. 4 Ata pra që upërndanë shkuanë vënt mbë vënt, dyke ungjillëzuarë fjalënë.
5 Edhe Filippi sbriti ndë qytett të Samarisë, e u lëçiste atyre Krishtinë. 6 Edhe gjindja me një zëmerë u vininë veshnë atyre që thoshte Filippi, sepse dëgjonin'e shihninë çuditë qe bënte. 7 Sepse prej shumë vetash që kishinë frymë të-pëgëra dilninë këto dyke thërriturë me zë të-math; edhe shumë ulogë e të-çalë ushëruanë. 8 Edhe ubë gëzim i-math nd'qytet.
9 Edhe ishte që më përpara nd'atë qytet një njeri që quhej Simon, i-cili bënte magji edhe e nxirte mënç llauzin'e Samarisë, dyke thënë për vetëhen'e ti se është një njeri i-math; 10 Të-cilit të-gjithë, i-math e ivogëlë, i vininë veshnë, e thoshinë, Ky është fuqi'e-madhe e Perëndisë. 11 Edhe i vininë veshnë, sepse mjaft kohë i kish nxjerrë mënç me magjitë. 12 Po kur i besuanë Filippit që epte zën' e-mirë për punët'e mbretëris'se Perëndisë, edhe për emërin'e Jisu Krishtit, pagëzoneshinë burra e gra. 13 Po edhe Simoni vetë besoj, edhe si upagëzua, rrinte bashkë me Filippinë, edhe dyke parë se bëneshinë çudira të-medha manitej.
14 Edhe apostojtë që ishinë ndë Jerusalim, kur dëgjuanë se Samaria e priti fjalën'e Perëndisë, dërguanë tek ata Pietrin'edhe Ioaninë; 15 Të-cilëtë sbritnë e ufalnë për ata, që të marrënë Frymë të-Shënjtëruarë. 16 (Sepse edhe s'kishte sbriturë as mbë ndonjë nga ata, po vetëm' ishinë pagëzuarë mb'emërit të Zotit Jisu.) 17 Atëhere vininë duartë mbi ata, edhe merrninë Frymë të-Shënjtëruarë.
18 Edhe Simoni kur pa, se me të-vënët'e duarvet t'apostojvet epetë Frym' e-Shënjtëruarë, u pruri atyre aspra, 19 Dyke thënë, Epmë-ni edhe mua këtë pushtet, që mbi cilinëdo që të vë duartë, të marrë Frymë të-Shënjtëruarë. 20 Po Pjetri i tha ati, Ergjëndi yt humptë vashkë me ty, sepse pandehve, se dhurëtia e Perëndisë fitonetë me aspra. 21 Ti s'ke pjesë as shortë ndë këtë fjalë; sepse zëmëra jote s'ësht' e-drejtë përpara Perëndisë. 22 Pendohu pra nga këjo e-liga jote, edhe luti-u Perëndisë, mbase të ndjenetë këjo çpikje e zëmërësë s'ate; 23 Sepse po të shoh se je ndë vërer hidhërie edhe ndë lidhje paudhërie. 24 Atëhere Simoni upërgjeq e tha, Lutuni ju Zotit për mua, që të mos vinjë mbi mua asndonjë nga ato që thatë.
25 Ata pra, passi dhanë dëshmim edhe folnë fjalën'e Zotit, ukthyenë ndë Jerusalim, edhe dhanë zën' e-mirë ndëpër shumë katundë të Samaritëvet.
26 Edhe një ëngjëll i Zotit i foli Filippit dyke thënë, Ngreu e shko nga an'e mesditësë, mb'udhët që sbret prej Jerusalimit ndë Gazë; (këjo është shkretëtirë). 27 Edhe ay ungrit e vate.
Edhe ja një njeri Ethiop, i-dredhurë, i-fortë zotëni i Kandhakësë, mbretëreshës' s' Ethiopëvet, i-cili ishte mbi gjithë thesarët t'asaj; ky kishte ardhurë që të faletë ndë Jerusalim. 28 Edhe mbë të-kthyerë, dyke ndënjurë mbë qeret të ti, po këndonte profitin'Isai. 29 Edhe Fryma i tha Filippit, Afërohu e i ungjit kësaj qereje. 30 Edhe Filippi vate me vrap afërë, e dëgjoj atë dyke kënduarë profitin'Isai, edhe tha, A kupëton vallë ato që këndon? 31 Edhe ay tha, E qysh munt të kupëtonj, ndë mos më dëfteftë njeri? Edhe i ulut filippit të hipënje e të rrijë bashkë me atë. 32 Edhe vëndi i shkronjësë që po këndonte ishte ky, "Upru posi berr për të therurë, edhe posi qënq pa zë përpara ati që e qeth. kështu nukë hap gojën'e ti. 33 Ndë të-unjurit t'ati ungrit gjyqi i ati; edhe brezin'e ati kush dot'a dëftenjë? sepse ngrihetë prej dheut jeta e ati. 34 "Edhe i-dredhuri upërgjeq e i tha Filippit, Të lutem, për cilinë profiti thotë këtë? për vetëhen'e ti, apo për ndonjë tjatërë? 35 Atëhere Filippi hapi gojën'e ti, edhe dyke zënë nga këjo shkronjë i dha ati zëniemirë për Jisunë.
36 Edhe tek po bëninë udhë, erthnë mbë një ujë; edhe i-dredhuri thotë, Ja ujë; ç'farë gjëje më ndalon të pagëzonem? (Edhe Filippi tha, Ndë beson me gjithë zëmërë, munt të pagëzonesh. 37 Edhe ay upërgjeq e tha, Besonj se Jisu Krishti ësht'i bir'i Perëndisë). 38 Edhe urdhëroj të qëndronjë qereja; edhe sbritnë të dy ndë ujët, Filippi edhe i-dredhuri; edhe e pagëzoj. 39 Edhe kur duallnë nga ujëtë, Frym'e Zotit rrëmbeu fillippinë, edhe i-dredhuri s'e pa më, po shkonte udhës' së ti dyke ugëzuarë. 40 Edhe Filippi ugjënt nd'Azotë, edhe mbë të-shkuarë epte zën' e-mirë ndëpër gjithë qytetet, gjersa erdhi ndë Qesari.
Punët' e Apostojvet - Krye 9
1 Edhe Savlli, edhe po dyke çfryturë të-frikësuarë e vrasje kundrë nxënëset të Zotit, erdhi te kryeprifti, 2 Edhe lypi prej ati kartëra për sinagogjitë ndë Dhamaskë, që ndë gjettë ca prej kësaj udhe, burra e gra, t'i bjerë lidhurë ndë Jerusalim. 3 Edhe dyke vaturë tek afëronej ndë Dhamaskë, papandehuraj vetëtiti rreth ati një dritë prej qiellit; 4 Edhe ay si ra përdhe dëgoj një ë dyke thën'ati, Saull, saull, përse më ndjek? 5 Edhe ay tha, Cili je ti, o Zot? Edhe Zoti tha, Unë jam Jisuj qe ndjek ti; keq ëshë për ty t'u bjesh me shkelme gjëmbavet. 6 Edhe ay dyke udridhur' e dyke uhabiturë tha, Zot, ç'do ti të bënj unë? Edhe Zoti i tha, Ngreu e hyrë ndë qytett, edhe dotë të flitetë ç'duhetë të bënjç. 7 Edhe burratë qe bëninë udhë bashkë me atë rrininë të-habiturë, sepse zën' e dëgjoninë, po asndonjë nukë shihninë. 8 Edhe Savlli ungrit nga dheu, edhe ndonëse kishte sytë të-hapurë, nukë shihte asndonjë; edhe dyke hequrë atë prej dore, e prunë ndë Damaskë. 9 Edhe tri dit nukë shihte; edhe as hëngri, as piu.
10 Edhe ishte një nxënës ndë Dhamaskë që quhej Anani, edhe Zoti i tha nd'ëndërrë, Anani. Edhe ay tha, Ja unë këtu jam, o Zot. 11 Edhe Zoti i tha, Ngreu e shko nd'atë udhët që quhetë e-Drejtë, edhe kërko ndë shtëpit të Judhësë një Tarsiot që quhetë Savell; sepse ja tek po faletë; 12 Edhe ka parë nd'ëndërrë një njeri që quhet'Anani, se hyri edhe vuri dorënë mbi atë, që t'i vinjënë sytë përsëri. 13 Atëhere Anania upërgjeq, Kam dëgjuarë prej shumë vetash për këtë njeri, sa të-këqia u bëri shënjtorëvet t'ënt ndë Jerusalim; 14 Edhe këtu ka pushtet nga kryepriftëritë të lithnjë gjith' ata që thërresënë mb'emërinë t'ënt. 15 Po Zoti i tha, Ecë, se ky më ësthë një enë e-sgjedhurë për të mbajturë emërinë t'im përpara kombevet, e mbretërvet, edhe të bijvet të Israilit. 16 Sepse unë dot'i dëftenj ati sa duhetë të pësonjë për emërinë t'im.
17 Edhe anania vate e hyri ndë shtëpit; edhe si vuri duartë mbi atë, tha, Saull vëlla, Zoti më ka dërguarë, ay Jisuj që t'uduk udhësë, kur ishnje dyke ardhurë, që të të hapenë sytë përsëri, edhe të mbushesh me Frymë të-Shënjtëruarë. 18 Edhe për-një-here ranë nga syt'e ati posi folla peshku, edhe i erdhë sytë për-një-here; edhe ungrit e upagëzua. 19 Edhe si hëngri, mori fuqi.
Edhe (Savlli) ndënji ca dit bashkë me nxënësitë që ishinë ndë Dhamaskë. 20 Edhe për-një-here lëçiste Krishtinë ndëpër sinagogjit, se ky ësht'i Bir'i Perëndisë. 21 Edhe gjith' ata që dëgjoninë maniteshin'e thoshninë, Nuk' është ky ay që prishi ndë Jerusalim ata që thërrisninë mbë këtë emërë, edhe këtu për këtë qëllim kishte ardhurë, që t'i shpjerë ata lidhurë te kryepriftëritë? 22 Po Savlli më tepërë forconej, edhe i trumbullonte Judhenjtë që rrininë ndë Dhamaskë, dyke dëftyerë, se ky është Krishti.
23 Edhe si shkuanë mjaft dit, Judhenjtë bënë këshillë t'a vrasënë. 24 Po kundrëkëshilla e atyreve i ra ndër veshë Savllit; edhe ruaninë dyertë dit'e natë, që t'a vrisninë. 25 Atëhere nxënësit'e muarnë natënë, edhe e sbritnë nga muri, dyke varurë atë ndë një çportë. 26 Edhe Savlli, si erdhi ndë Jerusalim, përpiqeshe të bashkonetë me nxënësitë; po të-gjithë kishinë frikë prej ati, sepse nukë besoninë se është nxënës. 27 Po Varnava e mori, edhe e pruri tek apostojtë edhe u dëfteu atyre qysh pa Zonë mb'udhët, edhe se i foli ati, edhe qysh ndë Dhamaskë fliste me kuxim mb' emërit të Jisujt. 28 Edhe ishte dyke hyr'e dyke dalë bashkë me ata ndë Jerusalim, edhe dyke folurë me kuxim mb'emërit të Zotit Jisu. 29 Edhe fliste e hahej me Greqishtarëtë; po ata kërkoninë t'a vrisninë. 30 Edhe vëllezëritë kur e muarnë vesh, e sbritnë ndë Qesari, edhe e dërguanë ndë Tarsë.
31 Kishëtë pra ndëpër gjithë Judhënë e Galilenë e Samarinë kishinë paqtim, edhe ishinë dyke undërtuar'e dyke ecurë ndë frikët të Perëndisë, edhe me anë të ngushëllimit të frymës' së-Shënjtëruarë shumoneshinë.
32 Edhe Pjetri, dyke shkuarë ndëpër gjithë ata vënde, sbriti edhe te shënjtorëtë që ishinë ndë Lydhë. 33 Edhe atje gjeti një njeri që e quaninë Ene, i-cili ishte ulok që dergej tetë vjet ndë shtratt. 34 Edhe Pjetri i tha, Ene, Jisu Krishti të shëron; ngreu edhe shtro shtratinë t'ënt. Edhe ay për-një-here ungrit. 35 Edhe e pan'atë gjith'ata që rrininë ndë Lydhë e ndë Saron, edhe ukthyenë mbë Zotinë.
36 Edhe ndë Joppë ishte një nxënëse që quhej tavitha, që e-kthyerë do me thënë. Aarkadhe; ajo ishte plot me punëra të-mira e me eleimosina që bënte. 37 Edhe nd'ato dit goditi të sëmuretë, edhe të vdesë; edhe si e lanë e vunë ndë një dhomë të-sipërme. 38 Edhe Lydha passi ishte afërë Joppësë, nxënësitë, kur dëgjuanë se Pjetri është nd'atë, dërguanë dy burra tek ay, dyke lutur'ati të mos përtonjë të vinjë gjer tek ata. 39 Edhe Pjetri ungrit e vate bashkë me ata; të-cilinë posa erdhi e hipnë ndë dhomët të-sipërme; edhe i duallnë përpara gjithë grat' e-veja dyke qarë, e dyke dëftyerë këmishë e rroba, të-cilatë i bënte Zarkadhja, kur ishte bashkë me ato. 40 Po Pjetri, passi i nxori të-gjithë jashtë, uunj mbë gunjë edhe ufal; edhe si ukthye nga trupi, tha, Tavitha, ngreu. E ajo hapi syt'e saj, edhe kur pa Pjetrinë, ungrit e ndënji. 41 Edhe ay i dha dorënë, edhe e ngriti; edhe passi thërriti shënjtorët'e të-vejatë, e nxori përpara të-gjallë. 42 Edhe këjo umuar vesh ndëpër gjithë Joppënë; edhe shumë veta besuanë mbë Zotinë. 43 Edhe Pjetri mbeti mjaft dit ndë Joppë, përanë një farë Simoni lëkurëregjës.
Punët' e Apostojvet - Krye 10
1 Edhe ishte një njeri ndë Qesari që guhej Kornil, krye-qindës prej tufës' s' ushtëtorëvet që quhej Italiane; 2 Ky ishte besëtar edhe kishte frikë nga Perëndia bashkë me gjithë shtëpin'e tij, edhe i bënte shumë eleimosina llauzit, edhe i lutej Perëndisë gjithënjë. 3 Ky sindonja mbë të-nënttënë orë të ditësë pa ndë të-faniturë kthjellëtë një ëngjëll të Perëndisë, se hyri tek ay, e i tha, Kornil. 4 Edhe ay kur shtyri sytë mb'atë, e mori frika, edhe tha, Ç'është, o Zot? Edhe ay i tha ati, Të-falurat'e tua edhe eleimosinat'e tua hipnë për kujtim përpara Perëndise. 5 Edhe ndashti dërgo njerës ndë Joppë, edhe thirrë Simoninë që përmbiemëronetë Pjetër; 6 Ky ka rënë ndë një farë Simoni lëkurëregjës, i-cili e ka shtëpinë përanë detit; (ky dotë të flasë ç' duhetë të bënjç). 7 Edhe si iku ëngjelli që ishte dyke folurë (Kornilit), thërriti dy veta nga shërbëtorët'e ti, edhe një ushtëtuar besëtar nga ata që rrininë përherë përan'ati; 8 Edhe si u dëfteu atyre të-gjitha, i dërgoj ndë Joppë.
9 Edhe mbë të-nesërmenë, tek ishinë ata dyke bërë udhë e po afëroneshinë ndë qytett, Pjetri hipi ndë dhomët të faletë, afëro mbë të-gjashtëtën' orë. 10 Edhe e mori uria, edhe donte te hajë; po tek po bëninë gati, i erdhi një të-habiturë; 11 Edhe sheh qiellinë të-hapurë, edhe një enë dyke sbriturë mbi atë posi një pëlhur' e-madhe, lidhurë nga të katrë çipetë, edhe dyke rënë mbi dhet; 12 Brënda nd'atë ishinë gjithë shtëzatë e dheut katrë-këmbëse, e bishatë, e shtërpinjtë, e shpest'e qiellit. 13 Edhe erdhi një zë tek ay, Ngreu, Pjeter, ther e ha. 14 Po Pjetri the, Qoftë lark, o Zot! sepse kurrë s'kam ngrënë gjë të-ndyr' a të-pëgërë. 15 Po përsëri për së-dyti erdhi një zë tek ay, Ato që ka qëruarë Perëndia, ti mos i quaj të-ndyra. 16 Edhe këjo ubë tri herë; edhe përseri ena umuar lart ndë qiellt.
17 Edhe Pjetri fek po ishte dyke vrarë mëndjenë me vetëhen'e ti, vallë ç'dotë jetë këta të-parë qe pa, ja burratë, që ishinë dërguarë nga Kornili, passi pyetnë për shtëpin'e Simonit, arritnë ndë portët: 18 Edhe dyke thirrurë pyetninë, ndë ka rënë këtu Simoni që përmbiquhetë Pjetër.
19 Edhe Pjetri atje tek ishte dyke menduarë për të parëtë qe pa, Fryma i tha, Ja tek po të kërkonënë tre burra; 20 Ngreu pra e sbrit, e shko bashkë me ata, pa mos pasurë ndonë farë dyshimi; sepse un'i kam dërguar'ata. 21 Edhe Pjetri, passi sbriti tek ata njerëzitë që ishinë dërguarë tek ay nga Kornili, tha, Ja, unë jam ay që kërkoni; për ç'punë keni ardhurë? 22 Edhe ata thanë, Kornili, krye-qindësi, që është njeri i-drejtë edhe ka frikë nga Perëndia, edhe për tëcilinë ep dëshmim të-mirë gjithë kombi i Judhenjet uurdhërua nga Perëndia me anë një ëngjëlli të-shënjtëruarë, që të të thërresë ndë shtëpit të ti, edhe të dëgjonjë fjalë prej teje. 23 Ay pra i thërriti ata brënda, e i gostiti. Edhe mbë të-nesërmenë dolli Pjetri bashkë me ata, edhe ca nga vëllezëritë që ishinë nga Joppa erdhë bashkë me atë; 24 Edhe mbë të-nesërmenë hynë ndë Qesari; edhe Kornili ishte dyke pritur'ata, edhe kishte mbledhurë far'e fisn'e ti edhe miqt' e-ti të-ngushtë.
25 Edhe Pjetri posa hyri brënda, Kornili i dolli përpara, e i ra ndër këmbë, edhe i ufal. 26 Po Pjetri e ngriti, dyke thënë, Ngreu; sepse edhe unë jam njeri. 27 Edhe dyke folurë bashkë me atë hyri brënda, edhe gjen mbledhurë shumë veta.
28 Edhe u tha atyre, Ju e dini se s'ësht' endjerë për një njeri Judhe të shoqëronjë a të vejë mbë njeri prej tjetërë kombi: po Perëndia më dëfteu të mos them as për ndonjë njeri se është i-ndyrë a i-pëgërë. 29 Përandaj, posa uthërriçë, edhe erdha pa bërë fjalë; pyes pra, për ç'fjalë dërguat' e më prutë? 30 Edhe Kornili tha, Katrë dit më parë gjer mbë këtë orë ishnja dyke agjëruarë, edhe mbë të-nënttënë orë po faleshe ndë shtëpit t'ime; edhe ja një njeri me rroba të-ndritura tek qëndroj përpara meje, 31 Edhe thotë, Kornil, udëgjua të-faluritë t'ënt, edhe eleimosinat'e tua upërmëntnë përpara Perëndisë. 32 Dërgo pra ndë Joppë, e thirrë Simoninë, që përmbiquhetë Pjetër; ky ka rënë ndë shtëpit të Simon lëkurëregjësit përanë detit; ay kur të vinjë dotë të flase. 33 Për-një-here pra dërgova te ti; edhe ti bëre mirë që erdhë. Ndashti pra neve të-gjithë jemi përpara Perëndisë, që të dëgjojmë gjithë ç'janë urdhëruarë te ti prej Perëndise.
34 Atëhere Pjetri hapi gojën'e tha. Me të-vërtetë po e marr vesh, se Perëndia s'mban anë njeriu; 35 po mbë çdo komp ay që ka frikë prej ati edhe punon drejtëri, ësht' i-priturë tek ay. 36 Fjalënë që u dërgoj bijvet të Israilit, dyke ungjillëzuarë paqtim me anë të Jisu Krishtit; (ky është Zoti i të-gjithëve); 37 Këtë fjalë ju e dini, që upërhap ndëpër gjithë Judhënë dyke zënë nga Galilea, pas pagëzimit që lëçiti Joani; 38 Qysh leu Perëndia Jisunë nga Nazareti me Frymë të-Shënjtëruarë e me fuqi, i-cili shkoj vënt mbë v#nt dyke bërë mirë e dyke shëruarë gjith'ata që mundonëshinë prej djallit; sepse Perëndia isthe bashkë me atë. 39 Edhe neve jemi dësmimtarë për gjith'ato që bëri edhe ndë dhet të Judhenjyet edhe ndë Jerusalim; të-cilin'e vranë dyke varurë mbë dru; 40 Këtë Perëndia e ngjalli të-tretënë ditë, edhe e bëri atë të duketë, 41 Jo mbë gjithë llausnë, po mbë dëshmimtarët'e-sgjedhurë që përpara prej Perëndisë, do-me-thënë mbë neve që hëngrëm'e pimë bashkë me atë, pasi ungjall prej së-vdekurish; 42 Edhe na porositi neve të lëçisëmë te llauzi, edhe të dëshmojmë, se ay është ay që qe urdhëruarë prej Perëndisë gjykatës i të-gjallëve e të-vdekurve. 43 Për këtë dëshmonjënë gjithë profitëritë, se me anë të emërit t'ati dotë marrë ndjesë fajesh kushdo që i beson ati.
44 Pjetri tek po ishte edhe dyke folurë këto fjalë, ra Frym'e Shënjtëruarë mbi gjith'ata që dëgjoninë fjalënë. 45 Edhe umanitnë ata besëtarëtë që ishinë prej rrethpresjesë, sa kishinë ardhurë bashkë me Pjetrinë, se edhe mbë kombet'uderthka Frym' e-Shënjtëruarë. 46 Sepse dëgjonin'ata dyke folurë gjuhëra, e dyke madhëruarë Perëndinë. 47 Atëhere Pjetri upërgjeq, Mos munt të ndalonjë ujëtë ndonjë që të mos pagëzonenë këta, të-cilëtë muarnë Frymën' e-Shënjtëruarë, sikundrë edhe neve? 48 Edhe i urdhëroj ata të pagëzonenë mb'emërit të Zotit. Atëhere i ulutnë të mbetetë pak dit tek ata.
Punët' e Apostojvet - Krye 11
1 Edhe apostojt'e vëllezëritë që ishinë ndë Judhet dëgjuanë, se edhe kombetë pritnë fjalën'e Perëndisë. 2 Edhe kur hipi Pjetri ndë Jerusalim, haheshinë me atë ata që ishinë prej rrethpresjesë, 3 Dyke thënë, Se hyre ndër njerës të-parethprerë, e hëngre bashkë me ata.
4 Po Pjetri zuri e u dëfteu atyre sa ubënë një nga një, dyke thënë, 5 Unë ishnjam dyke falurë ndë qytett të Joppësë; edhe pashë një pamje ndë të-habiturë, një enë që sbriste posi një pëlhur' e-madhe, e-cila lidhurë nga të katrë çipetë lëshonej poshtë nga qielli, edhe erdhi gjer tek unë; 6 Ndë të-cilët, kur hodha sytë, vura re e pashe shtëzët'e dheut katër-këmbëse, e bishatë, e shtërpinjtë, e shpest' e qiellit 7 Edhe dëgjova një zë që më thoshte, Ngreu Pjetër, ther e ha. 8 Po unë thashë, Qoftë lark, o Zot! se gjë e-ndyrë a e-pëgërë askurrë s'ka hyrë ndë gojët t'ime. 9 Po zëri m upëgjeq për-së-dyti nge qielli, Ato që i ka qëruarë Perëndija, ti mos i thuaj të-ndyra. 10 Edhe këjo ubë tri herë; edhe përsëri uhoqnë të gjithë ndë qielit. 11 Edhe na ndë gjithatë orë tek arritnë tre burra ndë shtëpit që ishnjam, të-dërguarë nga Qesaria tek unë. 12 Edhe Fryma më tha të vete baskë me ata pa mos pasurë asndonjë dyshim; edhe erthnë bashkë me mua edhe këta të gjashtë vëllezër, edhe hymë ndë shtëpit t'ati njeriu. 13 Edhe ay na dëfteu, qysh pa ëngjëllinë ndë shtëpit të ti, se ndënji e i tha ati, Dërgo ndë Joppë, e thirrë Simoninë që përmbiquhetë Pjetër; 14 Edhe ay dotë të flasë ty fjalë, me anë të të-cilavet dotë shpëtonjç ti edhe gjithë stëpia jote. 15 Edhe unë posa zura të flas, Frym' e-Shënjtëruarë ra mbi ata, sikundrë edhe mbë ne herën' e-parë. 16 Atëhere më ra ndër mënti fjal' e Zotit që thoshte, Joani pagëzoj me ujë, po ju dotë pagëzohi me Frymë të-Shënjtëruarë. 17 Ndë u dha pra Perëndia atyre dhurëtinë sinjënjë, sikundrë edhe neve, sepse i besuanë Zotit Jisu Krisht, unë cili ishnjam që të munt të ndalonj Perëndinë?
18 Edhe ata si dëgjuanë këto fjalë, uqetuanë edhe lavduroninë Perëndinë, dyke thënë, Edhe kombevet pra u paskërka dhënë Perëndia pendimnë për jetë.
19 Ata pra që upërundanë nga ndjekja që ubë për Stefaninë vainë gjer ndë Finikë e ndë Qyprë e ndë Antiohi, edhe asnjeriu s'ja të-çisninë fjalënë, veç vetëmë Judhenjet. 20 Edhe ca nga ata ishinë njerës Qyprianë e Qyrineas, të-cilëtë, si hynë ndë Antiohi, u flisninë Greqishtarëvet, dyke dhënë zën' e-mirë për Zotinë Jisu. 21 Edhe dor'e Zotit ishte ashkë me ata; edhe shumë numër njerëzish besuanë, e ukthyenë mbë Zotinë. 22 Atëhere fjala për ata udëgjua ndë veshët të kishësë që ishte ndë Jerusalim; edhe dërguanë Varnavënë të shkonjë gjer ndë Antiohi. 23 Ay si erdhi, edhe pa hirin'e Perëndisë, ugëzua edhe nguste të-gjithë të qëndroninë me dëshërim zëmëre mbë Zotinë; 24 Sepse ishte njeri i-mirë edhe plot me Frymë të-Shenjtëruarë e me besë. Edhe ushtua mjaft gjindje mbë Zotinë.
25 Atëhere Varnava dolli ndë Tarsë, për të kërkuarë Savllinë; edhe si e gjeti, e pru nd' Antiohi. 26 Edhe një mot të-tërë mblidheshinë ndë kishët, edhe mësuanë mjaft gjindge; edhe nxënësitë ndë Antiohi për të-parënë herë uquajtnë të-Krishterë.
27 Edhe nd'ato dit sbritnë nga Jerusalimi profitër ndë Antiohi. 28 Edhe ungrit një nga ata që quhej Agaf, e shënoj me anë të Frymësë, se dotë bënej një zi e-madhe mbë gjithë dhenë, e-cila edhe ubë ndë kohët të Qesar Kllavdiut. 29 Përandaj nxënësitë vendosnë që gjithë-sikili nga ata, sipas gjëndjes'së ti, t'u dërgonjënë ndihmë vëllezëret që rrininë ndë Judhë; 30 të-cilënë gjë edhe e bënë, dyke dërguarë atë pleqvet me dorë të Varnavës'e të Savllit.
Punët' e Apostojvet - Krye 12
1 Nd'atë kohë mbreti Irodh vuri duartë t'u bënjë keq cave prej prej kishësë. 2 Edhe vrau me thikë Jakovinë të vëllan'e Joanit. 3 Edhe kur pa se këjo është e-pëlqyerë te Judhenjtë, vuri ndër mëntt të zërë edhe Pjetrinë; (edhe atëhere ishinë ditt'e pabrumjevet); 4 Të-cilinë edhe e zuri edh'e vuri ndë burk, edhe e dha ndër duar të katrë palëve ushtëtoresh prej katrë vetash sicila, që t'a ruanjënë, sepse pas pashkësë donte t'a nxirte përpara llauzit. 5 Pjetri pra po ruhej ndë burkt; po prej kishësë bënej pa pushim të-falurë për atë.
6 Edhe kur dot'a nxirte atë Irodhi përpara, atë natë Pjetri lidhurë me dy vargje ishte dyke flejturë ndër mest dy ushtëtorëve, edhe ruajtësitë ruaninë burgunë përpara derësë. 7 Edhe ja një ëngjëll i Zotit tek erdhi papandehuraj, edhe dritë ndriti nd'atë vënt; edhe si i ra Pjetrit ndë brinjët, e sgjoj, dyke thënë, Ngreu çpejt. Edhe i ranë vargjetë nga duartë. 8 Edhe ëngjëlli i tha, Ngjishu, edhe mbath këpucët'e tua; edhe ay beri ashtu. Edhe i thotë, Vish rrobënë t'ënde, edhe eja pas meje. 9 Edhe ay si dolli i vinte pas, edhe nukë dinte, se ishte e-vërtetë këjo që bënej prej ëngjëllit, po pandehte se sheh të-faniturë. 10 Edhe si shkuanë të-parënë edhe të-dytënë ruajtje, erdhë ndë portët të-hekurtë, që shpie ndë qytett, e-cila u uhap atyreve prej vetiu; edhe si duallnë, shkuanë ndëpër një rrugë; edhe për-një-here ëngjëlli unda nga ay. 11 Edhe Pjetri, si erdhi ndër vetëhe, tha, Ndashti e di me të-vërtetë, se Zoti dërgoj ëngjëllin'e ti. edhe më shpëtoj nga dor'e Irodhit, edhe nga gjithë shpresa e llauzit të Judhenjvet. 12 Edhe passi umëndua me vetëhe, erdhi ndë shtëpit të Marisë s'ëmës' së Joanit që përmbiquhej Mark, atje tek ishinë mjaft veta mbledhurë edhe po faleshinë. 13 Edhe kur trokëlliti (Pjetri) ndë protët të avllisë, erdhi një shërbëtore që quhej Rodhë, për të dëgjuarë; 14 edhe ajo kur njohu zën'e Pjetrit, nga gëzimi nukë hapi portënë, po shkoj me vrap brënda edhe dha zë, se Pjetri po rri përpara portësë. 15 Edhe ata i than'asaj, Shkallove; po ajo qëndronte dyke thënë, se kështu është. Edhe ata thoshninë, se Eshtë ëngjëll'i ati. 16 Po Pjetri po qëndronte dyke trokëlitururë, edhe si i hapnë, e pan' atë edhe umanitnë. 17 Po ay u bëri atyre shënjë me dorë të mos bënjënë zë, e u tregoj atyre, qysh e nxori Zoti nga burgu; edhe tha, Epni zë Jakovit edhe vëllezëret për këto. Edhe dolli e vate mbë një tjatërë vënt.
18 Edhe si ubë ditë, ubë shumë trazyrë ndër ushtëroret, vallë ç'ubë Pjetri. 19 Edhe Irodhi kur e kërkoj e s'e gjeti, passi pyeti ruajtësitë, urdhëroj të vritenë, edhe sbriti nga Judhea ndë Qesari, e shkonte kohënë atje.
20 Edhe Irodhi ishte fort zëmëruarë me Tyrasit'e me Sidhonasitë; po ata erdhe me një zëmërë tek ay, edhe si i mbushnë mëndjenë Vllastit, kamarierit të mbretit, lypninë tëbëninë paqtim; sepse vëndi i atyreve usqenej prej vendit të mbretit. 21 Edhe një ditë të-ndarë Irodhi veshi rrobë mbretërie, edhe ndënji ndë front, e u ligjëronte atyre. 22 Edhe llauzi me zë të-math thoshte, Ky zë është zë Perëndie, e jo njeriu. 23 Edhe për-një-here një ëngjëll i Zotit e goditi atë; sepse nuk'i dha lavdinë Perëndisë; edhe si e hëngrrë krimbatë dha shpirtinë.
24 Edhe' fjal' e Perëndisë shtonej e shumohej. 25 Edhe Varnava e Savlli, passimbaruanë shërbesënë që patnë, ukthyenë nga Jerusalimi, passi muarnë me vetëhe Joaninë që upërmbiquajt Mark.
Punët' e Apostojvet - Krye 13
1 Edhe ndë kishët që ishte ndë Antiohi ishinë ca profitër e mësonjës, Varnava edhe Simeoni që quhej Nigjer, edhe Lluqi Qyrineasi, edhe Manaini që ishte rriturë bashkë me Irodhinë katrurdhëratësinë, edhe Savlli. 2 Edhe tek ishinë ata dyke i shërbyerë Zotil edhe dyke agjëruarë, Frym' e-Shënjtëruarë tha, Nda-më-ni veç Varnavën'edhe Savllinë për atë punë që i kam thërritur'ata. 3 Atëhere si agjëruan'e ufalnë, edhe vunë duartë mbi ata, i lëshuanë.
4 Këta pra passi udërguanë nga Frym' e-Shënjtëruarë, sbritnë ndë Selefqi, edhe prej andej lundruanë për ndë Qyprë. 5 Edhe kur erthnë ndë Salaminë, lëçitnë fjalën'e Perëndisë ndëpër sinagogjit të Judhenjet; edhe kishin' edhe Joaninë shërbëtuar. 6 Edhe si kapëtuan' ujdhezënë gjer ndë Pafë, gjetnë një farë magistari profit të-rrem Judhe, që e kishte emërinë Var-Jisu, 7 I-cili ishte bashkë me guvernatorinë Sergji Pavlinë, që ishte një burr' i-mënçim. Qy thërriti Varnavën; edhe Savllinë, edhe kërkoj të dëgjonjë fjalën' e Perëndisë. 8 Po Elyme magjistari, (sepse kështu kthenet' emer'i ati), rrinte kundrë atyre, e kërkonte t'a kthenjë guvernatorinë nga besa.
9 Po Savlli, (që quhej edhe Pavël), umbush me Frymë të-Shënjtëruarë, e shtyri sytë mbi atë, 10 Edhe tha O ti që je plot me çdo kobim e me çdo farë intrige, i bir'i diallit, e armiku i çdo drejtërie, nukë dotë pushonjç së prishuri udhët' e-drejta të Zotit? 11 Edhe ndashti ja dor'e Zotit tek është mbi ty; edhe dotë mbetesh i-verbërë, e nukë dotë shohç djellinë gjer mbë një kohë. Edhe për-një-here ra mbi atë një si mjegullë e errësirë, edhe dyke ardhurë rrotullë kërkonte njerës që t'a hiqninë prej dore. 12 Atëhere kur pa guvernatori seç ubë, besoj, e çuditej për mësimn'e Zotit.
13 Edhe Pavli edhe ata që ishinë rreth ati, passi ungritnë me anije nja Pafa, erthnë ndë Pergët të Pamfylisë; edhe Joani unda nga ata, edhe ukthye ndë Jerusalim.
14 Edhe ata passi shkuanë nga Perga, erthnë ndë Antiohi të Pisidhisë, edhe si hynë ndë sinagogjit ditën' e-shëtunë, ndenjnë. 15 Edhe pas të-kënduarit të nomit edhe te profitërvet, të-parët'e sinagoogjisë dërguanë tek ata, dyke thënë, O burra vellezër, ndë kini ndonjë fjalë për të mësuarë llauzit, thoni.
16 Atëhere Pavli si ungrit e bëri bhënjë me dorë, tha, O burra Israilitë, edhe ju që i kini frikë Perëndisë, po dëgjoni. 17 Perëndia i këti llauzi, i Israilit, sgjodhi atëritë t'anë, edhe ngriti llauzinë që rrinte i-huaj ndë dhet t' Egjyptësë, edhe me krahë të-lartë i nxori ata prej asaj. 18 Edhe gjer mbë dyzet vjet duroj mëndyrat' e atyre ndë shkretëtirët; 19 Edhe passi prishi shtatë kombe ndë dhet të Hanaanit, u ndau atyre me shortë dhen'e atyreve. 20 Edhe pastaj për sindonja katrë qint e pesë-dhjetë vjet u dha atyre djykatës gjer mbë kohët të profitit Samuil. 21 Edhe pastaj lypnë mbret, edhe Perëndia u dha atyre Saullinë të birr'e Qisit, një burrë prej farës'së Veniaminit, për dyzet vjet. 22 Edhe si e hoqi atë, u ngriti atyre Dhavidhinë për mbret, për të-cilinë edhe dëshmoj, dyke thënë, "Gjeta Dhavidhinë të birr' e Jesseut, njeri pas zëmërësë s'ime, i-cili dotë bënjë dashurimet'e mi." 23 Prej farës' së këti Perëndia pas të-zotuarit të ti, ngriti mbë Israilinë shpëtimtar Jisunë, 24 Passi Joani lëçiti, para se të vinte ay, pagëzim pendimi mbë gjithë llauzin'e Israilit; 25 Edhe Joani kur po mbaronte udhëu'e ti, thoshte, Cili pandehni se jam unë? unë nukë jam ay; po ja tek vjen pas meje ay, të-cilit unë nukë jam i-zoti t'i sgith këpucën' e këmbëvet.
26 O burra vëllezët, të vijt'e farës's'Avraamit, edhe sa janë ndër ju që i kanë frikë Perëndisë, mbë ju udërgua fjal'e këti shpëtimi. 27 Sepse ata që rrinë ndë Jerusalim, edhe të-parët'e atyre, passi nuk'e njohnë këtë, as fjalët'e profitërvet që këndonenë çdo të-shëtunë, i mbushnë ato, kur e gjykuanë; 28 Edhe ndonëse s'gjetnë asndonjë faj për vdekje, lypnë prej Pillatit që të vritetë. 29 Edhe passi mbaruanë gjith'ato që ishinë shkruarë për atë, e sbritnë prej drurit, edhe e vunë ndë var. 30 Po Perëndia e ngjalli prej së-vdekurish. 31 Edhe ay uduk për shumë dit mb'ata që hipnë bashkë me atë prej Galilesë ndë Jerusalim, të-cilëtë janë dëshmimtarë të ati te llauzi. 32 Edhe neve po u apëmë juve zën'emirë për të-zotuarëtë që qe bërë mb'atëritë, 33 Se këtë Perëndia e mbushi mbë ne bijt'e atyre, dyke ngjallurë Jisunë; sikundrë edhe ndë Psallmët të-dytë është shkruarë "Ti je Biri im; unë sot të kam pjellë." 34 Edhe se engjalli prej së-vdekurish, që të mos kthenetë më ndë prishje, ka thënë kështu, "Se dot'u ap juve të-zotuarat' e Dhavidhit qe uzotuashë më besë." 35 Përandaj edhe ndë një tjatërë Psallmë thotë, "Se nukë dotë lesh Sënjtinë t'ënt të shohë prishje." 36 Sepse Dhavidhi, passi ndë brest të ti shërbeu andës'së Perëndisë, fjeti, edhe uvu tek atërit'e ti, edhe pa prishje; 37 Po Ay, të-cilin'e ngjalli Perëndia, nukë pa prishje.
38 Letë jetë pra e-diturë mbë ju, o burra vëllezër, se me anë të këti lëçitetë mbë ju ndjesë fajesh, 39 edhe prej gjith'atyre punërave që nukë munttë të drejtërohi me anë të nomit të Moisiut, me anë të këti kushdo që beson drejtëronetë. 40 Shikoni pra semos vinjë mbë ju ajo që është thënë prej profitërvet; 41 "Shikoni ju që nukë më zini për gjë, edhe çudituni, edhe humbisni; sepse unë dotë punonj një punë ndër ditt t'uaj, një punë që nukë dot'a besoni, ndë u'a tregoftë ndonjë juve."
42 Edhe kur po dilninë (nga sinagogjia e Judhenjvet), u luteshinë (kombetë) t'u flitenë edhe atyreve këto fjalë të-shëtunënë që vjen. 43 Edhe si upërnda sinagogjia, shumë prej Judhenjet edhe prej besëtarëvet të-kthyerë vanë prapa Pavlit edhe Varnavësë; të-cilëtë dyke folur'atyreve u mbushninë mëndjenë te mbetenë ndë hirt të Perëndisë. 44 Edhe të-shëtunënë tjetërë umbloth po-thua gjithë qyteti, që të dëgjoninë fjalën'e Perëndisë. 45 Po Judhenjtë, kur panë gjindjenë, umbushnë me cmir, edhe flisninë kundrë të-thënuravet prej Pavlit, dyke folurë kundrë e dyke sharë. 46 Atëhere Pavli edhe Varnava folnë me kuxim edhe thanë, Mbë ju ishte nevojë më parë të flitej fjal'e Perëndisë; po passi e hithni poshtë, edhe nuk' e gjykoni vetëhenë t'uaj të-vëjejturë për jetën' e-përjetëshme, ja tek po kthenemi ndër kombet; 47 Sepse kështu na ka porositurë Zoti, dyke thënë "Të kam vënë për dritë të kombevet, që të jesh ti për shpëtim gjer ndë anë të dheut."
48 Edhe kombetë kur dëgjuanë, gëzoneshinë, edhe lavduroninë fjalën' e Zotit; edhe sa iishin' urdhëruarë për jetën' e-përjetëshme besuanë. 49 Edhe fjal' e Zotit përhapej ndëpër gjith' atë vënt. 50 Po Judhenjtë shtyninë gratë që ishinë të-nderçura e me të-sjella të-mira, si edhe të-parët'e qytetit, edhe ngritnë ndjekje kundrë Pavlit edhe Varnavësë, edhe i nxuarnë nga sinorët'e tyre. 51 Po ata shkuntnë pluhurin'e këmbëvet të tyre kundrë atyreve edhe erthnë ndë Ikoni. 52 Edhe nxënësitë mbusheshinë me gëzim e me Frymë të-Shënjtëruarë.
Punët' e Apostojvet - Krye 14
1 Edhe ndë Ikoni hynë bashkë ndë ginagogjit të Judhenjvet, edhe folnë kështu, sa besuanë një shumic' e-madhe prej Judhenjvet e prej Grekërvet. 2 Po ata Judhenjtë që nukë bindeshinë ndesnë edhe prishnë shpirtërat'e kombevet kundrë vëllezërvet. 3 Mjaft kohë pra ndëjnë atje, dyke folurë me kuxim për Zotinë, i-cili dëshmonte për fjalën'e hirit të ti, edhe epte të bënenë shënja e çudira me anë të duarvet t'atyre. 4 Edhe shumica e qytetit unda mbë dy; e ca ishinë me Judenjtë. e ca me apostojtë. 5 Edhe kur udruthnë kombet'e Judhenjtë bashkë me të-parët'e tyre, që t'i shanjën'e t'i vrasënë me gurë, 6 Ata e muarnë vesh, edhe iknë ndë qytetet të Lykaonisë, Lystrë e Dervë, edhe ndë fshatërat rrotullë; 7 Edhe atje lëçisninë Ungjillinë.
8 Edhe ndë Lystre rrinte një njeri i-dobëtë nga këmbëtë, sepse ishte i-çalë që nga barku i s'ëmësë, i-cili kurrë s'kishte ecurë. 9 Ky dëgjonte Pavlinë dyke folurë; i-cili, si shtyri sytë mb' atë edhe pa se kishte besë për të shpëtuarë, 10 Tha me zë të-math, Ngreu mbë këmbë edhe rri drejt. Edhe ay këcente edhe ecënte. 11 Edhe gjindja kur panë seç bëri Pavli, ngritnë zën' e tyre, dyke thënë Lykaonisht, Perënditë ushëmbëllyenë mbë njerës e sbritnë ndër ne. 12 Edhe quaninë Varnavënë Ënjët, edhe Pavlinë Mërkur; sepse ky ishte i-pari që fliste. 13 Atëhere prifti i Ënjëtit që ishte përpara qytetit t'atyre pruri dema e kurora përpara dyervet, edhe bashkë me gjindjenë donte të bënjë kurban. 14 Po apostojtë Varnavë edhe Pavël kur dëgjuanë, çuarnë rrobat' e tyre, e uhothnë ndë mest të gjindjesë, dyke thërriturë, 15 E dyke thënë, O burra, përse, bëni këto? edhe neve jemi njerës që pësojmë si edhe ju, edhe u lëçisëmë juve të ktheneni nga këto të-kota mbë Perëndin' e-gjallë, që bëri qjellin' edhe dhenë edhe gjithë ç'janë nd'ata; 16 I-cili ndë brezat që shkuanë !a gjithë kombetë të ecënjënë nd'udhët të tyre; 17 Ndonëse nuk' e la vetëhen' e ti pa dëshmim, dyke bërë mirë, e dyke dhënë neve nga qielli shira e kohëra pemësjellëse, e dyke mbushurë zëmëratë t'ona me ushqim e me gëzim. 18 Edhe dyke thënë këto, mezi ndaluanë gjindjenë që të mos u bënjënë atyre kurban.
19 Edhe mbi këto e sipërë erthnë ca Judhenj nga Antiohia e nga Ikonia, edhe imbushnë mëndjenë gjindjesë, e rrahnë me gurë Pavlinë, edhe e hoqnë svarë jashtë qytetit, sepse pandehnë se vdiq. 20 Po kur e qarkuanë nxënësitë, ungrit e hyri ndë qytett, edhe mbë të-nesërmet dolli bashkë me Varnavënë ndë Dervë.
21 Edhe passi lëçitnë ungjillinë nd'atë qytet, edhe bënë mjaft nxënës, ukthyenë ndë Lystrë e ndë Ikoni, e ndë Antiohi, 22 Dyke forcuarë shpirtërat'e nxënëset, e dyke shtyturë ata të qëndronjënë ndë besët, edhe dyke thënë atyre se me shumë sbtrëngime duhetë të hyjmë ndë mbretërit të Perëndisë. 23 Edhe si u urdhëruanë atyre me të vënë duartë pleq mbë çdo kishë, edhe ufalnë me agjërime, i lanë te Zoti që i kishinë besuarë. 24 Edhe si shkuanë ndëpër Pisidhi, erdhë ndë Pamfyli; 25 edhe si folnë fjalënë ndë Pergë, zbritnë nd'Attali; 26 Edhe s'andejmi lundruanë për ndë Antiohi atje ku ishinë dhënë ndë birt të Perëndisë për punënë që mbaruanë.
27 Edhe si erthnë, mblothnë kishënë, edhe u dëftyen' atyre sa bëri Perëndia me anë t'atyreve, edhe se hapi ndër kombet derën'e besësë. 28 Edhe ndënjnë atje shumë kohë bashkë me nxënësitë.
Punët' e Apostojvet - Krye 15
1 Edhe ca veta që sbritnë nga Judhea mësoninë vëllezëritë, Se ndë mos urrethprefshi pas zakonit të Moisiut, s'munt të shpëtoni. 2 Po passi Pavli edhe Varnava u ndënjnë kundrë edhe ehëngrrë me fjalë jo pak me ata, vendosnë që Pavli edhe Varnava edhe ca të-tjerë nga ata të hipënjënë te apostojt' edhe te pleqtë ndë Jerusalim për këtë çështje. 3 Ata pra si upërcuallnë nga kisha, shkoninë ndëpër Finikë e ndëpër Samari, dyke treguarë të kthyerët'e kombevet; edhe u bininë gëzim të-math gjithë vëllezëret. 4 Edhe kur erthnë ndë Jerusalim, upritnë prej kishës'e prej apostojvet e prej pleqvet, edhe dhanë zë për gjithë sa bëri Perëndia me anë t'atyreve 5 Po ungritnë ca nga sekt'e Farisenjvet që kishinë besuarë, e thoshinë, Se duhetë të rethpresëm' ata e t'i porositmë të ruanjënë nomn'e Moisiut.
6 Edhe umblothnë apostojt'e pleqtë të shikonjënë për këtë punë.
7 Edhe passi ubë shumë të-ngrënë me fjalë, ungrit Pjetri, e u tha atyre, O burra vëllezër, e dini se që ndë ditt të-lashta Perëndia ndër mest t'ënë sgjodhi, që me anë të gojës' s'ime të dëgjonjënë kombetëfjalën'e ungjillit edhe të besonjënë. 8 Edhe zëmërë-njohësi Perëndi dha dëshim mbë ata, dyke dhënë atyre Frymën' e-Shënjtëruarë sikundrë edhe neve. 9 Edhe nukë bëri ndonjë të-çquarë ndër mest t'ënë e t'atyreve, dyke qëruarë zëmërat'e atyre me anë të besësë. 10 Tashi pra përse ngisni Perëndinë, e kërkoni të vini mbë qafët të nxënëset një sgjedhë, të-cilënë as atëritë t'anë as neve nukë muntmë t'a mbajmë? 11 Po me anë të hirit të Zotit Jisu (Krishtit) besojmë se dotë shpëtojmë, sikundrë edhe ata.
12 Edhe gjithë shumica pushoj, edhe dëgjoninë Varnavën' edhe Pavlinë që dëfteninë sa shënja e çudira bëri Perëndia me anë t'atyre ndër mest të kombevet.
13 Edhe si pushuanë ata, upërgjeq Jakovi, dyke thënë; 14 O burra vëllezër, pa më dëgjoni; Simeoni dëfteu, me ç'farë mënyrë Perëndia tëparënë herë shtyri sytë mbi kombetë që të marrë prej atyre një llaus për emërin'e ti. 15 Edhe me këtë janë një fjalët'e profitërvet, sikundrë është shkruarë, 16 "Pas këtyre dotë kthehem e dotë ndërtonj përsëri tendën'e Dhavidhit që është rrëzuarë; edhe të-rrëzuarat'e asaj dot'i ndërtonj përsëri, edhe dot'a ngre atë mbë këmbë; 17 Që të kërkonjënë Zotinë njerëzit' e-tjerë, edhe gjithë kombetë, mbë të-cilëtë thërritetë emëri im, thotë Zoti që bën këto të-gjitha." 18 Që prej jete janë të-njohura te Perëndia gjithë punët'e tia. 19 Përandaj un'e shoh të udhësë të mos i ngasëm' ata që kthenenë nga kombetë te Perëndia; 20 Po t'u shkruajm'atyre të heqënë dorë nga ndyrësirat'e idhujvet, edhe nga kurvëria, edhe nga gjëj' e-mbyturë, edhe nga gjaku. 21 Sepse Moisiu që prej brezash të-lashtë ka mbë çdo qytet ata që e lëçisën'atë udëpër sinagogjit, ku këndonetë çdo të-shëtunë.
22 Atëhere uduk pun' e-pëlqyerë te apostojt; edhe te pleqtë bashkë me gjithë kishënë të sgjedhënë burra nga mezi i tyre, edhe t'i dërgonjënë ndë Antiohi bashkë me Pavlin'e me Varnavënë; edhe sgjodhë Judhënë që përmbiquhej Varsava, edhe Sillënë, njerës të-parë ndër vëllezërit. 23 Edhe u shkruanë me anë të dorës' s'atyre këto:
Apostojt' edhe pleqt' edhe vëllezëritë mbë ja vëllezëritë prej kombeve që gjëndeni ndëpër Antiohinë e ndëpër Syrin' e ndëpër Qiliqinë, gëzuashi. 24 Passi dëgjuamë se erthnë ca veta prej nesh, e u trumbulluanë juve me fjalë, edhe prishnë shpirtëratë t'uaj, dyke thënë të rrethpriti e te ruani nomnë, të-cilëtë neve nuk' i porositmë për këtë; 25 Na uduk epëlqyerë neve që jemi mbledurë bashkë më një zëmërë, the sgjedhëmë njerës, edhe t'i dërgojmë te ju bashkë me të-dashuritë t'anë Varnavë edhe Pavel, 26 Njerës që kanë dhënë jetët' e tyre për emërin'e Zotit t'ënë Jisu Krisht. 27 Dërguamë pra Judhën' edhe Sillënë, që t'u thonë edhe ata me gojë po ato. 28 Sepse i uduk e-pëlqyerë Frymës' së-Shënjtëruarë edhe neve, të mos u vëmë juve më tjetërë barrë përveç këtyreve që janë të-nevojshime, 29 Të hiqni dorë nga kurbanët'e idhujvet, edhe nga gjaku, edhe nga gjëj' e-mbyturë, edhe nga kurvëria; nga këto ndë ruajçi vetëhenë t'uaj, dotë bëni mirë. Qofshi me shëndet.
30 Këta pra si ulëshuanë, erthnë nd'Antiohi; edhe mblothnë shumicënë, e u dhan'atyre ndër duar kartënë. 31 Edhe ata, si e kënduanë, ugëzuanë për ngushëllimnë që u dha. 32 Edhe Judha edhe Silla, që edhe ata ishinë profitër, ngushëlluanë vëllezëritë me shumë fjalë, e i forcuanë. 33 Edhe si ndënjnë atje ca kohë, udërguanë prapë me paqtim nga vëllezëritë tek apostojtë. 34 Po Sillësë i uduk mirë të mbetetë aty. 35 Edhe Pavli e Varnava rrininë ndë Antiohi, dyke nësuar'e dyke lëciturë fjalën'e Zotit, bashkë me shumë të-tjerë.
36 Edhe pas ca ditsh Pavli i tha Varnavësë, Letë kithenemi tashi të shohëmë vëllezëritë t'anë mbë çdo qytet që dhamë zën' e-mirë për Zotinë, vallë si janë. 37 Edhe Varnava donte të marrë me vetëhe Joaninë që quhej Mark; 38 Po Pavli s'e gjente për mirë të marrë me vetëhe atë, që qe ndarë prej atyreve nga Pamfylia, edhe nuk' erdhi me ata ndë punët. 39 Gjau pra një qartë, kaqë sa undanë ata njëri prej tjetërit; edhe Varnava mori me vetëhe Markunë, edhe lundroj për ndë Qyprë.
40 Po Pavli sgjodhi Sillënë, edhe dolli, si udha prej vëllezërvet ndë hirt të Perëndisë. 41 Edhe shkuanë ndëpër Syri e ndëpër Qiliqi, dyke forcuarë kishëtë.
Punët' e Apostojvet - Krye 16
1 Edhe arriu ndë Dervë e ndë Lystrë; edhe ja tek ishte atje një nxënës që quhej Timothe, i bir'i një gruaje Judheonë besëtare, edhe i një ati grek; 2 Për të-cilinë epej dëshmim i-mirë prej vëllezërvet që ishinë ndë Lystrë e ndë Ikomi. 3 Këtë e deshi Pavli që të dalë bashkë me atë; edhe si e mori, e rethpreu, për punë të Judhenjet që ishinë ndër ata vënde, sepse të-gjithë e dininë t'an' e ati se ishte Grek. 4 Edhe dyke shkuarë ndëpër qytetet, u lininë atyre porosi të ruanjënë dhogmatë qe ishinë urdhëruarë nga apostojt'e nga pleqtë që ishinë ndë Jerusalim. 5 Kishëtë pra forconëshinë ndë Jerusalim. Kishëtë pra forconëshinë ndë besët, edhe përdita shtoneshinë nga numëri.
6 Edhe passi shkuanë ndëpër Frygjit e ndëpër dhet të Gallatisë, sepse undaluanë nga Frym' e-Shënjtëruarë të lëçisninë fjalënë nd' Asi, erthnë ndë Mysi, 7 Edhe kërkoninë të venë ndë Vithini, po Fryma nuk' i la. 8 Edhe si shkuanë ndëpër Mysit, sbritnë ndë Troadhë. 9 Edhe Pavlit i uduk natënë një të-faniturë, se një njeri Maqedhonas rrinte përpara dyke lutur' e dyke thënë ati, Shko ndë Maqedhoni, e ndih-na. 10 Edhe posa pa të-fanituritë, për-një-here kërkuamë të vemi ndë Maqedhoni, sepse e muarmë me mënt se Zoti po na thërret t'u apëmë atyre zën' e-mirë.
11 Si lundruamë pra nga Troadha, muarmë udhënë drejt për ndë Samothrakë, edhe mbë të-nesërmet për ndë Neapolë, 12 Edhe s' andejmi për ndë Filippë, që është qytet iparë i asaj ane së Maqedhonisë, një e-përngulurë Romanësh; edhe ndënjmë ca dit ndë këtë qytet.
13 Edhe ditën' e-shëtunë duallmë jashtë qytetit përanë një lumi, ku ishte zakon të bënetë të-falurë, edhe ndënjmë, edhe flisnimë me gratë që ishinë mbledhurë atje. 14 Edhe një grua që quhej Lydhi, nga qytet'i Thyatirësë, e-cila shishte porfirëra, e druante Perëndinë, po dëgjonte; sepse Zoti i hapi zëmërënë t'u mbanjë vesh fjalëvet që flishte Pavli. 15 Edhe si upagëzua ajo edne shtëpi'e asaj, na lutej, dyke thënë, Ndë më paçi gjykuarë se jam besëtare mbë Zotinë, hyni ndë shtëpit t'ime, edhe rrini; edhe na shtrëngoj shumë.
16 Edhe kur po vinimë neve për të faturë, upoq me ne një shërbëtore që kishte frymë Pythoni, e-cila u epte shumë fitim zotërinjvet të saj dyke rrëfyerë njerësvet fatinë. 17 Ajo vate prapa Pavlit e nesh, edhe bërtiste, dyke thënë, Këta njerës janë shërbëtorë të Perëndis' së-lartë, të-cilëtë na dëftenjën' udhën' e shpëtimit. 18 Edhe këtë e bënte shumë dit me radhë. Edhe Pavli si urëndua, ukthye e i tha frymësë, Të urdhëronj mb'emërit të Jisu Krishtit të dalç prej asaj. Edhe dolli që atë orë.
19 Edhe zotërinjt'e asaj, kur panë, se u humbi shpresa e fitimit të tyre, zunë Pavlin' edhe Sillënë e i hoqnë ndë trekt te të-parëtë; 20 Edhe si i prunë ata përpara të-mëdhenjvet, thanë, Këta njerës, dyke qënë Judhenj, trumbullonjënë qytetinë t'ënë; 21 Edhe mësonjënë zakonë që s'ësht' e udhësë t'i presëmë ne, as t'i bëjmë, sepse jemi Romanë. 22 Edhe gjindja për së-bashkëti usulnë mbi ata, edhe të-mëdhenjtë u grisnë rrobatë, e urdhëruanë t'i rrahënë me shkopinj. 23 Edhe si i bënë me shumë plagë, i vunë ndë burk, edhe porositnë ruajtësin'e burgut t'i ruanjë me siguri; 24 I-cili si mori të-këtillë porosi, i vuri ndë burkt të-përbrëndëshm, e u shtrëngoj këmbëtë ndë drut.
25 Edhe ndë mest të natësë Pavli edhe Silla faleshin'e këndoninë lavdurime mbë Perëndinë; edhe të-lidhuritë u mbaninë vesh atyre. 26 Edhe papandehuraj ubë një tërmet i-math, kaqë sa utuntnë themelet'e burgut; edhe për-një-here uhapnë gjithë dyertë, edhe të-gjithëve u usgjithnë hekuratë. 27 Edhe ruajtësi i burgut kur usgjua, edhe pa dyert'e burgut të-hapura, nxori thikënë, e donte të vriste vetëhen'e ti, sepse pandehte se kishinë ikurë të-lidhuritë. 28 Po Pavli thërriti me zë të-math, dyke thënë, Mos i bëj ndonjë të-keqe metëhesë s'ate; sepse të-gjithë jemi këtu. 29 Atëhere ay lypi dritë, e këceu brënda, edhe dyke dridhurë u ra ndër këmbë Pavlit edhe Sillësë; 30 Edhe si i nxori ata jashtë, tha, Zotërinj, ç'duhetë të bënj unë, që të shpëtonj? 31 Edhe ata i thanë, Beso-i Zotit Jisu Krisht, edhe dotë shpëtonjç ti edhe shtëpia jote. 32 Edhe i folnë fjalën'e Zotit ati edhe gjith' atyreve që ishinë ndë shtëpit t'ati. 33 Edhe ay i mori me vetëhe që nd'atë orë të natësë, e u lau plagëtë; edhe për-një-here upagëzua ay edhe gjithë të-titë; 34 Edhe si i hipi sipërë ndë shtëpit të ti, u vuri përpara truvezë, edhe ugëzua me gjithë shtëpinë, sepse i besoj Zotit.
35 Edhe si ugdhi, të-mëdhenjtë dërguanë shkopmbanjësitë, dyke thënë, Lësho ata njerës. 36 Edhe ruajtësi iburgut i dha zë Pavlit për këto fjalë, Se të-mëdhenjtë kanë dërguarë që të lëshohi; tashi pra dilni, e shkoni ndë paqtim. 37 Po Pavli u tha atyre, Passi na rrahnë ndër sy të botësë pa gjykuarë, neve që jemi njerës Romanë, e ns vunë ndë burk, edhe tashi na nxjerrënë fshehurazi? 38 Edhe shkopmbanjësitë u dhanë zë të-mëdhenjvet për këto fjalë; edhe ata ufrikësuanë, kur dëgjuanë se janë Romanë; 39 Edhe erthnë e u ulutnë atyre, edhe si i nxuarnë, u luteshinë të dalënë nga qyteti. 40 Edhe ata si duallnë nga burgu, hynë ndë shtëpit të Lydhisë; edhe kur panë vëllezëritë, i ngushëlluan'e iknë.
Punët' e Apostojvet - Krye 17
1 Edhe si bënë udhë ndëpër Amfipolë e ndëpër Apolloni, erthnë ndë Thessallonikë, ku ishte sinagogjia e Judhenjet. 2 Edhe Pavli sipas zakonit të ti hyri tek ata, edhe tri të-shëtuna me radhë fliste me ata prej shkronjavet, 3 Dyke sgjidhur'e dyke dëftyerë, se Krishti duhej të pësonte e të ngjallej prej së-vdekurish, edhe se ky është Krishti Jisuj, që po u lëçis unë juve. 4 Edhe cave nga ata umbush mëndja, edhe ubashkuanë me Pavlin'e me Sillënë, si edhe nag ata Grekëritë që ndruaninë nga Perëndia një shumic' e-madhe, edhe nga grat' e-para jo të-paka.
5 Po ata Judhenj, të-cilëvet s'u mbushej mëndja, ucmiruanë, edhe muarnë me vetëhe ca njerës të-këqinj nga ata të rrugavet të tregut, edhe mblothnë gjindje, edhe përzjeninë qytetinë; edhe usulnë ndë shtëpit të Jasonit, edhe kërkonin' ata, që t'i bininë te llauzi. 6 Po passi s'i gjetnë, hoqnë svarë jasonin edhe ca vëllezër te të paret'e qytetit, dyke bërtiturë, se këta që ngritnë mbë këmbë botënë, kanë ardhurë edhe këtu, 7 Të-cilëtë Jasoni i priti ndë shtëpit; edhe të-gjithë këta punonjënë kundrë urdhëratavet të Qesarit, dyke thënë, Se është një tjetërë mbret, Jisuj. 8 Edhe përzjenë gjindjenë edhe të-parët'e qytetit që dëgjoninë këto fjalë. 9 Edhe si usiguruanë prej Jasonit edhe prej të-tjerëvet, i lëshuanë.
10 Edhe vëllezëritë për-një-here natënë dërguanë jashtë Pavlin' edhe Sillënë ndë Verje; të-cilëtë kur erthnë atje, vanë ndë sinagogjit të Judhenjet. 11 Po këta ishinë më të-fisçim se ata të Thessallonikësë, sepse pritnë fjalënë me gjithë zëmërë, dyke vëzhguarë përdita shkronjatë, ndë janë kështu këto punëra. 12 Shumë veta pra nga ata besuanë, si edhe nga grat' e-nderçime të Grekërvet, edhe nga burratë jo të-pakë. 13 Po kur muarnë vesh Judhenjtë nga Thessallonika, se edhe ndë Verje prej Pavlit ulëçit fjal''e Perëndisë, erthnë edhe atje edhe trumbulluanë gjindjenë. 14 Edhe atëhere për-një-here vëllezëritë Pavlinë e dërguanë jashtë që të vejë gjer ndë dett; po Silla edhe Timotheu mbetnë atje. 15 Edhe ata që i hiqninë udhënë Pavlit e shpunë gjer nd'Athinë; edhe si muarnë porosi për Sillën'e për Timothenë, që të vinjënë tek ay sa mundetë me çpejt, shkuanë.
16 Edhe Pavli tek ishte dyke priturë ata nd'Athinë, i përvëlonte brënda ndë shpirtt, kur shikonte qytetnë plot me idhuj. 17 Fliste pra ndë sinagogjit me Judhenjtë edhe me ata që ndruaninë prej Zotit, edhe nde trekt çdo ditë me ata që goditte të piqej. 18 Edhe ca fillosofë nga Epikurianët'e nga Stoikëtë bininë ndë fjalë me atë; edhe ca thoshninë, Vallë ç'do të thotë ky llomatar? edhe të-tjerë thoshinë, Duketë, we është zë-dhënës i perëndirave të-huaja; sepse u lëçiste atyre Jisunë, edhe të-ngjalluritë. 19 Edhe ata e zunë, edhe e shpunë nd'Areopagt, dyke thënë, A munt te marrëmë vesh, ç'është ky mësim i-ri që flitetë prej teje? 20 Sepse ti na bje ca gjërëra të-çudiçime ndë veshët t'anë. Duamë pra të marrëmë vesh, ç'do të jenë këto. 21 Sepse gjith' Athinasit' edhe të-huajtë që rrinin'atje nukë kishinë nge për ndonjë tjetërë gjë, veç të thonë e të dëgjonjënë ndonjë fjalë më të-re.
22 Atëhere Pavli qëndroj ndë mest të Areopagut, e tha, O burra Athinas, mbë gjithë punërat u shoh juve se Jini me të-tepërë hie-lutës. 23 Sepse, dyke shkuarë e dyke vënë re vëndet'e adhurimit t'uaj, gjeta edhe një alltar, permbi të-cilinë është shkruarë, Mbë Perëndin' e-Panjohurë. Atë pra që nuk'e njjihni edhe e adhuroni, këtë po u dëftenj unë juve. 24 Perëndia që bëri botënë edhe gjithë sa janë nd'atë, ky, dyke qënë Zot i qiellit edhe i dheut, nukë rri ndër tempuj të-bërë me dorë, 25 As nukë shërbenetë prej duarsh njerësve, sikurse ka nevojë për ndonjë gjë, sepse ay u ep të-gjithëve jetë edhe frymë edhe të-gjitha. 26 Edhe bëri prej një gjaku çdo komp njerëzish, që të rrinë mbi gjithë faqen'e dheut, edhe urdhëroj kohëratë që i ka vënë ndë radhë që përpara, edhe sinorët'e të-ndënjurit t'atyre; 27 Që të kërkonjënë. Zotinë mbase muntnjënë t'a pjekën' edhe t'a gjenjëne, ndonëse ay s'është lark prej sicilitdo prej nesh; 28 Sepse me anë t'ati rrojmë, edhe lëvizimë, edhe jemi, sikundrë edhe ca nga vjershëtorëtë t'uaj kanë thënë, "Sepse edhe jemi far''e ati." 29 Dyke qënë pra far'e Perëndisë, nukë duhetë të pandejmë se Perëndia ka të-gjarë me ar a me ergjënt a me gur, latuarë me mjeshteri e çpikje njeriu. 30 Perëndia pra, i-cili nukë curi re kohërat'e paditjesë, tashi porosit gjithë njerëzitë mbë çdo vënt të pendonenë; 31 Sepse ndau një ditë, mbë të-cilënë dotë gjykonjë botënë me drejtëri me anë të një njeriu, të-cilinë e ndau për këtë, edhe dha të-vërtetuarë mbë të-gjithë për këtë, dyke ngjallur' atë prej së-vdekurish.
32 Edhe ata kur dëgjuanë të-ngjallurë prej së-vdekurish, ca e përqeshninë, po ca thanë, Dotë të dëgjojmë përsëri për këtë gjë. 33 Edhe kështu Pavli dolli nga mezi i atyreve. 34 Edhe ca burra i ungjitnë, edhe besuanë; ndër mest t'atyre ishte edhe Dhionis Areopagjiti, edhe një grua që quhej Dhamaridhë, edhe të-tjerë bashkë me ata.
Punët' e Apostojvet - Krye 18
1 Edhe pas këtyre Pavli si iku nga Athina, erdhi ndë Korinthë; 2 edhe si gjeti një Judhe që quhej Aqillë, lindurë ndë Pont, e ardhurë rishtazi nga Italia me gruan'e ti Prisqillë, (sepse Kllavdiu kishte urdhëruarë të ikënjënë gjithë Judhenjtë nga Roma), erdhi tek ata; 3 Edhe passi kishte gjithatë mjeshtëri, mbeti përan'atyreve edhe punonte; sepse mjeshtëria e atyre ishte të bënjënë tenda. 4 Edhe fliste ndë sinagogjit çdo të-shëtunë, edhe u mbushte mëndjenë Judhenjve e grekërve. 5 Edhe Sila e Timotheu kur sbritnë nga Maqedhonia, Pavli shtrëngonej ndë shpirtt, e epte dëshmim mbë Judhenjtë, se Jisuj është Krishti.
6 Po me-qënë-që ata i rrininë kundrë edhe shaninë, shkundi rrobat'e tia, e u tha atyre, Gjaku juaj qoftë mbi kryet t'uaj; unë jam ikulluarë; që tashi e tutje dotë vete ndëpër kombet.
7 Edhe si iku s'andejmi, erdhi ndë shtëpit të një njeriu që quhej Just, i-cili druante nga Perëndia, edhe shtëpi'e ati ishte ngjiturë për krahë me sinagogjinë. 8 Edhe Krispi i-par' i sinagogjisë, i besoj Zotit me gjithë' shtëpin'e ti; edhe shumë veta prej Korinthianëvet dyke dëgjuarë besonin' edhe pagëzoneshinë. 9 Edhe Zoti i tha Pavlit natënë me anë të-faniture, Mos ufrikëso, po folë, edhe mos pusho; 10 Sepse unë jam bashkë me ty, edhe asndonjë jukë dotë vërë dorë mbi ty, që të të bënjë keq; sepse kam shumë llaus ndë këtë qytet. 11 Edhe ndënji atje një mot e gjashtë muaj, dyke mësuarë atyre fjalën'e Perëndisë.
12 Edhe kur ishte Galileoni guvernator i Ahaisë, Judhenjtë me një zëmërë ungritnë kundrë Pavlit, edhe e prunë ndë gjykatoret, 13 Dyke thënë, Se ky u mbush mëndjenë njerësvet të adhuronjënë Perëndinë kundrë nomit. 14 Edhe kur Pavli dotë hapënte gojënë Galileoni u tha Judhenjet, Po të ishte ndonjë punë paudhërie a ndonjë pun' e-keqe, o Judhenj, dotë kishnjam ngajë t'u duronj juve; 15 Po ndë është çështje për fjalë e për emëra e për nomnë t'uaj, vështro-e-ni ju vetë; sepse unë s'dua të jem gjykatës i këtyre punërave. 16 Edhe i përzuri ata nga gjykatoreja. 17 Edhe gjithë Grekëritë zunë Sostheninë, të-parin'e sinagogjisë, edhe e rrihninë, përpara gjykatoresë; Edhe Galileoni asfare s'donte të dinte për këto.
18 Edhe Pavli, passi priti edhe mjaft dit, u la shëndet vëllezërvet, edhe lundroj për ndë Syri, edhe bashkë me atë Prisqilla edhe Aqilla, passi qethi kryetë ndë Qenhre; sepse e kishte bërë kusht(*). 19 Edhe arriti nd' Efesë, edhe ata i la aty, po vetë hyri ndë sinagogjit, e fliste me Judhenjtë. 20 Edhe ata i ulutnë të mbetetë më tepërë kohë përan' atyreve, po nuk'ubint; 21 Po u la shëndet atyre dyke thënë, Pa fjalë duhetë t'a bënj të-kremtenë që vjen ndë Jerusalim, edhe dotë kthenem përsëri te ju, ndë dashtë Perëndia. Edhe lundroj prej Efesësë. 22 Edhe si dolli mbë tokë ndë Qesari, hipi ndë Jerusalim, edhe si përshëndoshi kishënë, sbriti ndë Antiohi. 23 Edhe passi ndënji ca kohë atje, dolli e shkonte me radhë ndëpër gjithë vëndin'e Gallatisë edhe të Frygjisë, dyke forcuarë gjithë nxënësitë.
(*) - e kishte taksurë.
24 Edhe një Judhe që quhej Apollo, lindurë nd'Aleksandri, i-cili ishte njeri i-zoti ndë fjalët edhe i-fortë ndë shkronjat, sbriti ndë Efesë. 25 Ky ishte i-mësuarë ndë udhët të Zotit, edhe, i-nxehëtë ndë shpirtt, fliste e mësonte hollë hollë punërat'